1 milion shtetas hynë në vend gjatë majit. Shqipëria në nivelet e vitit rekord të 2019-ës - Business Magazine Albania

1 milion shtetas hynë në vend gjatë majit. Shqipëria në nivelet e vitit rekord të 2019-ës

1 milion shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë në vend gjatë majit. Numri vjen me rritje 77% nga një vit më parë dhe rreth 20% më i lartë se viti rekord i 2019-ës.

Statistikat tregojnë se vendet nga të cilat kanë hyrë më shumë njerëz janë Greqia me gati 5 herë më shumë. Pas heqjes së kufizimeve nga pala greke, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendlindje. I njëjti trend paraqitet edhe për Italinë me 30 mijë udhëtarë më shumë gjatë këtij viti.

Ndërkohë rritje të fortë kanë edhe anglezët në vendin tonë me 10 mijë më shumë nga një vit më parë. Turistët anglezë janë tërhequr nga festivalet e zhvilluara në Shqipëri nga jugu në veri të vendit.

Edhe turizmi patriotik vazhdon me 100 mijë shqiptarë nga Kosova më shumë se një vit më parë që kanë hyrë në vendin tonë.

Lexo edhe: Turizmi nuk po arrin të kapë nivelet para pandemisë

Me vendet e Ballkanit të Hapur, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të shtojnë fluksin. Nga Maqedonia kanë ardhur 20 mijë shtetas më shumë se një vit më parë dhe kanë kaluar vitin 2019.

Me Malin e Zi rritja është e fortë, gati 14 mijë shtetas më shumë së një vit më parë , ndërsa nga Serbia ishin rreth 7200 turistë që erdhën gjatë majit.

Këtë 5 mujor performanca e turizmit është në nivele mjaft të larta, pasi në total janë 3.45 milionë njerëz që kanë hyrë në vend, duke iu afruar viti rekord të 2019-ës, kur në vend hynë 3.5 milionë njerëz.

Sa i përket mënyrës së transportit të udhëtarëve shihet qartë tendenca në rritje nga ajri, ku gjatë majit udhëtarët që vijnë me avion janë rritur me 180% në krahasim me një vit më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0