Turizmi nuk po arrin të kapë nivelet para pandemisë - Business Magazine Albania

Turizmi nuk po arrin të kapë nivelet para pandemisë

Turizmi ende nuk po arrin të kapë nivelet e para pandemisë. 671 mijë shtetas të huaj hyjnë në vend gjatë tre muajve të parë të vitit, duke mos arritur të tejkalojnë vitin normal të 2019-ës.

Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 9,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas shifrave të INSTAT.

Rënia e numrit të vizitorëve kosovarë lidhet edhe me rregullat e forta anti-COVID të vendosura në kufi ku duhej të ishe i vaksinuar me tre doza për të hyrë në territorin e Kosovës.

Shtete të tjera me numër të lartë vizitorësh në vendin tonë janë edhe Italia dhe Mali i zi.

Lexo edhe: Shoqata e Turizmit kërkon heqjen e masave kufizuese

Ndërkohë, sa i përket daljeve gati 1 milionë shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit në tre muajt e parë, me rritje të fortë nga viti i kaluar, por pa arritur nivelet e vitit normal 2019.

Shumica e transportit është kryer nëpërmjet tokës dhe ajrit, ndërsa sektorit i aviacionit, me shifrat që paraqet është në ditët e veta më të mira duke shënuar një rekord, për numrin e shtetasve që kanë zgjedhur këtë mjet transporti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0