Shoqata e Turizmit kërkon heqjen e masave kufizuese - Business Magazine Albania

Shoqata e Turizmit kërkon heqjen e masave kufizuese

Shoqata e Turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit ka kërkuar pranë Komitetit Teknik të Ekspertëve të hiqet masa kufizuese, që lidhen me orën policore. Për këtë, ata janë bazuar në praktikat që po aplikojnë vendet fqinje.

Zak Topuzi, Kryetar i Sektorit të Hoteleve në Shoqatën e Turizmit Shqiptar (ATA) shprehet se industria e bareve dhe restoranteve, e lidhur ngushtë me turizmin, është sektori i vetëm që po vuan pasojat shkatërruese të pandemisë.

Duke iu drejtuar Komitetit të Ekspertëve, ai ka theksuar se “Vetëm sektori turizmit ( hotele, restorante, bare dhe evente ) vazhdojnë të jenë të penalizuar me orare kufizuese, duke e kthyer këtë industri, në të vetmen “viktimë” që po vuan pasojat dyvjeçare”.

Ai kujton se, Greqia nga 1 Marsi fillon sezonin turistik, duke hequr çdo masë kufizuese, madje janë lehtësuar ekstremisht këto masa. Italia ka lehtësuar së fundi lëvizjet, duke hapur mundësinë e aktivitetit për lokalet e natës.
Ndaj i bën thirrje komitetit të propozojë urgjentisht heqjen e të gjitha kufizimeve për t’i dhëne frymëmarrje kësaj industrie që vuan e vetme pasojat shkatërruese të pandemisë.

Lexo: Thirrje për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm. Afati për aplikime deri me 23 shkurt

Ora policore në Shqipëri vijon të nisë në 23:00 dhe përfundon në 6:00. Ndërkohë që, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk mblidhet prej disa javësh për të vendosur nëse do të ketë ndryshime të masave kufizuese, përsa kohë numri i të prekurve nga COVID-19 është në rënie të ndjeshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0