Qeveria Australiane ka vendosur të investojë $801 milion në fushën e sipërmarrjeve të reja. Si shumë shtete të tjera të zhvilluara, Australia ka vendosur të besojë se investimi në ” Idetë e Reja” është hapi tjetër për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe dinamik në shekullin e 21-të.
Ekonomia Australiane renditet e 17-ta në Indeksin Global të Inovacionit dhe e pesta në zonën e Paqësorit. Një investim i tillë do ta ndihmojë Australinë të ngjitë shkallët në këtë renditje të rëndësishme të sipërmarrjes ku Shqipëria renditet e 87-ta. Australia e ka mbështetur ekonominë e saj në burimet minerale që janë të shtershme. Kjo politikë e re është një kthesë e madhe drejt një ekonomie kreative dhe dinamike e cila mund të vazhdojë përjetë. Vetëm një mungesë në imagjinatën dhe idetë e reja mund ta ndalë këtë lloj ekonomie.
Kompanitë që përqafojnë inovacionin janë më të suksesshme dhe rriten shpejt në treg. Prania e tyre në ekonomi ndihmon në rritjen e punësimit për një vend. Pjesë e investimit do të jetë dhe promovimi i teknologjisë në shkolla. Studentët që në klasat fillore dhe gjimnaz do të njihen me shkencat kompjuterike dhe do të zhvillojnë aftësitë e tyre në kodim. Rreth $36 milion do të investohet tek sipërmarrësit australianë për të qenë të pranishëm në Silicon Valley, Tel Aviv dhe qëndra të tjera teknologjike.
Investimet do të ndahen në disa kategori:
- $200 milion do të investohen për kompani të reja që do gjenerojnë shërbime dhe produkte bazuar në kërkimet shkencore Australiane.
- $36 milion do të investohet tek sipërmarrësit australianë për të qenë të pranishëm në Silicon Valley, Tel Aviv dhe qëndra të tjera teknologjike.
- $26 milion për të zhvilluar informatikën kuantike.
- $13 milion për të rritur numrin e femrave në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë.
- $99 milion do shkojnë për mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto