Ekonomia e Ukrainës tkurret me rreth 30% në 9 muaj - Business Magazine Albania

Ekonomia e Ukrainës tkurret me rreth 30% në 9 muaj

Ekonomia e Ukrainës u tkurr me rreth 30% në tre tremujorët e parë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kryesisht për shkak të pushtimit të Rusisë, tha të shtunën ministria e ekonomisë.

Moti i keq në shtator që ngadalësoi ritmin e korrjes luajti gjithashtu një rol, siç luajtën edhe ndërprerjet në furnizim nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, tha ministria në një deklaratë. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.

Eksportet në shtator u rritën me 23% nga gushti në nivelin e tyre më të lartë që nga fillimi i luftës në shkurt, të ndihmuar nga një marrëveshje e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht që lejonte dërgimin e grurit nga portet e Detit të Zi.

Lexo edhe: Pushtimi rus i Ukrainës frenon Rimëkëmbjen Post-Pandemi të Ekonomive të Reja të Europës dhe Azisë Qendrore

“Situata në front u përmirësua në shtator, por armiku vazhdoi të bombardonte territorin ukrainas, gjë që ushtroi presion mbi ndjenjën e biznesit dhe logjistikën,” tha ministria.

“Shkatërrimi i mëtejshëm i objekteve të prodhimit, infrastrukturës dhe ndërtesave të banimit”, si dhe pasiguria se sa do të zgjaste lufta, po pengonin zhvillimin dhe shtynin rimëkëmbjen, tha ai.

Në korrik, banka qendrore e Ukrainës tha se ekonomia mund të tkurret me një të tretën në vitin 2022 dhe pritej të rritet midis 5% dhe 6% në 2023 dhe 2024./ Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0