Ekonomi në Konferencën e BERZH në mbështetje të Këshillit të Investimeve - Business Magazine Albania

Ekonomi në Konferencën e BERZH në mbështetje të Këshillit të Investimeve


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë në konferencën e BERZH-it në mbështetje të Këshillit të Investimeve.

Këshilli Shqiptar i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it, në vitin 2015, në kuadër të Nismës për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen, për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, duke synuar përdorimin e përvojës së sektorit privat për të përmirësuar përmbajtjen dhe prioritizimin e reformave të politikave. Këshilli i Investimeve është, në të njëjtën kohë, një instrument për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mundësinë për të tërhequr investime të huaja.

Në fjalën e saj në këtë konferencë, Ministrja Ekonomi tha se BERZH ka një rol të rëndësishëm në Shqipëri, me mbështetjen që i jep sekretariatit të Këshillit të Investimeve. “Këshilli i Investimeve ndihmon qeverinë në dialogun me biznesin, dëgjon, sistemon dhe rekomandon zgjidhje për problemet  e tyre. Por nga ana tjetër, edhe qeveria mbështet punën e Këshillit të Investimeve duke i adresuar, ndjekur dhe zgjidhur shqetësimet e biznesit.

Ministrja Ekonomi vazhdoi fjalën e saj duke përmendur disa tregues pozitiv të ecurisë ekonomike të Shqipërisë duke nisur që nga raporti i fundit i FMN, që vlerësoi reformat aktuale të qeverisë, por dhe raporti i Bankës Botërore ‘Të bësh Biznes’ që e renditi vendin tonë të 58-in nga 190 shtete; Indeksi i konkurueshmërisë globale 2016-2017, ku Shqipëria pozicionohet në vendin e 80 nga 138 vende; Indeksi i Lirisëe Ekonomike, 2017 raportuar nga Heritage Foundation, që e pozicionon Shqipërinë me 64.4 pikë nga 100 të mundshme, në vendin e 65/180 në nivel botëror dhe në vend të 30 në Europë; Liria e Investimeve, 2017 raportuar nga Heritage Foundation, ku vendi ynë vlerësohet mjaft mirë në 70.0 % nga 100% që është vlerësimi maksimal.

Së fundi, ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që Këshilli të demostrojë ndjekje të vazhdueshme të problemeve dhe të takohet në mënyrë sistematike. Ajo përmendi dhe faktin se sot sfida kryesore e vendit tonë, lidhet me tërheqjen e investimeve të huaja dhe Këshilli i Investimeve nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me biznesin, ka ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend, me qëllim heqjen e barrierave që pengojnë sipërmarrjen për t’u zhvilluar.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0