Ekipi i programuesve shqiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone - Business Magazine Albania

Ekipi i programuesve shqiptarë ndërtojnë aplikacionin kryesor të Vodafone

Teksa flasim gjithmonë e më shumë për dixhitalizim dhe teknologji, zbulojmë çdo ditë se shqiptarët janë talente të lindur në këtë fushë. Prej pak kohësh qarkullon lajmi se ekipit dixhital të Vodafone Albania, i përbërë nga të rinj shqiptarë të talentuar, i është besuar ndërtimi i versionit më të ri të aplikacionit My Vodafone, që do të përdoret nga klientët në të gjitha tregjet ku Vodafone operon.

Ky nuk është një lajm i bukur vetëm për kompaninë, por edhe për Shqipërinë, sepse ne jemi mësuar të shkarkojmë e përdorim në telefonat tanë aplikacione që janë krijuar në vende të zhvilluara nga kompani lider në teknologji. E ndërsa tani, qindra miliona njerëz në mbarë botën do të shkarkojnë e përdorin një aplikacion të krijuar nga programues shqiptarë.

Të ftuar nëWake Up” në Top Albania Radio dhe Top Channel, Evi Hoxha, Drejtues i Skuadrës së Kanaleve Dixhitale nëVodafone Albania dhe Artemida Nebiaj, Drejtuese e Kanaleve Dixhitale Inxhinierike, thanë se versioni më i ri i aplikacionit My Vodafone është ndërtuar nga ekipi dixhital i Vodafone në Shqipëri, me mbështetjen e kolegëve Vodafone Ireland dhe Vodafone Portugali.

Kujtoj ditët e para kur programi i ndërtimit të aplikacionit nisi. Ishte një miksim ndjenjash, por mbi të gjitha mbizotëronte entuziasmi për të zhvilluar diçka globale dhe me impakt. Dyshime se do t’ia dilnim nuk kishim në asnjë moment. Pas përfundimit të aplikacionit, feedback-u ka qenë tepër pozitiv. Perfomanca është e qendrueshme edhe me përdorim të shtuar”, tha Evi Hoxha nëWake Up”, teksa kolegia e tij, Artemida Nebiaj, shtoi se:Fillimi ka qenë disi i vështirë, sepse ndonjëherë të krijosh diçka nga fillimi është më e thjeshtë se tëkesh 3 versione të ndërtuara e të përpiqesh ti harmonizosh nënjë të vetëm. Jemi kujdesur shumë që eksperienca e përdoruesve në Shqipëri, Irlandë dhe Portugali të mos afektohej e të sillnim vetëm vlerë të shtuar tek përdoruesit.

Aplikacioni My Vodafone është kanali dixhital më i përdorurofruar nga Vodafone Albania, që mundëson menaxhimin e njëapo disa llogarive Vodafone, në distancë, në çdo kohë dhe çdo moment. Aplikacionet në përgjithësi janë kontakti i parë i njëklienti me brandin apo markën, ndaj My Vodafone ka një rëndësi të veçantë, sepse është praktikisht fytyra dixhitale e kompanisë. Versioni më i fundit i aplikacionit, i zhvilluar nga ekipi dixhital shqiptar, është një përditësim i zakonshëm për përdoruesit ekzistues, por që në brendësi ka një sërë ndryshimesh, duke filluar nga aspekti vizual, funksionalitetet e ofruara dhe nga teknologjitë e përdorura.

Lexo edhe:Pse vendi i punës nuk duhet të shihet si familje: Perspektivat e CEO-ve të Airbnb dhe Netflix

My Vodafone i ri, për ndërtimin e të cilit është dashur përafërsisht një vit, do të sjellë një unifikim në terma platformash dhe teknologjie për qindra milionë përdorues, sepse do të rritet çdo vit me adoptimin gradual nga të gjitha shtetet ku Vodafone operon. Aplikacioni iu mundëson të gjithëpërdoruesve të kryejnë të gjitha aktivitetet online, duke ofruar njëkohësisht performancë më të mirë e lehtësi në përdorim dhe duke përmirësuar më tej eksperiencën dixhitale që Vodafone ofron.

Për ndërtimin e aplikacionit është diskutuar në fillim edhe varianti i krijimit të tij në vende të zhvilluara si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania apo Italia, por falë sukseseve të ekipevedixhitale shqiptare u vendos që Vodafone Albania të je pjesë e fazës së parë dhe lidere e zhvillimit të aplikacionit. Çka tregon se cilësia e zhvilluesëve në Shqipëri është e një niveli tepër tëlartë dhe në disa aspekte, edhe më e lartë se në vendet më tëzhvilluara. Jo rastësisht, edhe në të kaluarën, ekipi dixhitial i Vodafone Albania ka qenë herë pas here pjesë e nismave të reja të Vodafone Group.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0