BusinessMag do të sjellë këto ditë opinione të sipërmarrësve. Si kanë reaguar ata ndaj situatës, nëse e kanë mbyllur aktivitetin apo po punojnë remote dhe cilat janë parashikimet dhe pritshmëritë e tyre nga qeveria.
Eglent Bici, sipërmarrës dhe CEO i Mei Realty, mendon se krahas nevojës për mbështetje nga qeveria, duhet të vlerësojnë si mund të kontribuojnë në këtë drejtim vetë bizneset.
Është hera e parë në jetën time që unë rri 4 ditë mbyllur në shtëpi. Edhe sa të tilla do të rri? Edhe sa të tjera do të rrimë? Do të jenë ditë, javë apo muaj?
Patjetër që jetojmë në ditë dhe kohë të vështira për biznesin por edhe për shoqërinë shqiptare.
Janë shumë gjëra, që ne mund të kërkojmë nga qeveria dhe institucionet shtetërore, e cila duhet të mendojë edhe për biznesin. Të paktën mendoj që Qeveria duhet të marrë përsipër:
1) Pagesën e rrogave dhe të sigurimeve të të gjithë të punësuarve të të gjithë bizneseve pa dallim.
2) Duhet të gjejë mënyra për të stimuluar tregun e turizmit.
3) Duhet të heqë taksat vendore deri në fund të 2020.
Këto që përmenda më lart, mendoj që janë lehtësisht të arritshme dhe të realizueshme nga qeveria.
A mund të pretendojmë më shumë duke cituar atë që po bën Gjermania apo Amerika? Patjetër por ne nuk jemi as Gjermani dhe as Amerikë.
Më kujtohet një shprehje e John Kenedy në Janar të 1961 kur thoshte: “Mos kërko se çfarë mund të bëjë kombi për ty, por çfarë mund të bësh ti për kombin”.
Mendoj që është një kohë dhe një periudhë kur secili nga ne duhet të mendojë se çfarë mund të bëjmë ne për vendin në këto ditë të vështira. Secili prej nesh ka potencial dhe mundësi të limituara, por të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë. Duhet të mendojmë se si do të dalim nga kjo situatë?
Ju mund të ndiqni më shumë rreth Eglent Bici në web e tij www.eglentbici.com
Çfarë do të mësojmë nga kjo? Si të jemi më të përgatitur për situata të tilla?
Çfarë mund të bëjmë ndryshe?
Si një shtet i vogël që jemi, a nuk do të ishte më mirë edhe në periudha afatgjata që të stimulojmë ne si
biznese, përdorimin e teknologjisë së informacionit në mënyrë më të zgjeruar për të gjitha llojet e shërbimeve?
Gjithçka ndodh për një arsye dhe patjetër që edhe kjo po ndodh për një arsye. Na takon ne, por edhe
institucioneve shtetërore që të bëjmë “shtrydhje truri” për të gjetur se çfarë mundësish dhe mendësish duhet të shfrytëzojmë për të dalë më të mirë, më të qartë dhe më të fokusuar pas kësaj situate.
Ti çfarë mund të bësh?
Ju mund të ndiqni më shumë rreth Eglent Bici në web e tij www.eglentbici.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.