Çmimet e naftës kanë shënuar rënie për më shumë se 6 për qind, pasi vendimit të Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, gjë që ka ndikuar në rritjes e frikës për një ngadalësim ekonomik, që ndikon në zvogëlimin e kërkesës së naftës.
Tregjet financiare kanë qenë të shqetësuar me muaj të tërë për Brexit, për shkak të efekteve negative që shkakton një gjë e tillë në ekonominë e vendit, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.
Kryeministri britanik, David Kameron, i cili për muaj të tërë ka bërë fushatë pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, sot konfirmoi dorëheqjen e tij, e cila do të zyrtarizohet në muajin tetor.
Analistët ekonomikё bëjnë të ditur që pas largimit të Britanisë nga BE, çmimi i naftës do të bjerё vazhdimisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.