Plani/Dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat - Business Magazine Albania

Plani/Dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat

Ushqime

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa.

Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv.

“Praktika aktuale tregon se për shkak të TVSH-së shpesh është më e lirë për bizneset të hedhin ushqimin sesa ta rishpërndajnë atë.

Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe për mbështetjen e objektivit të rishpërndarjes së ushqimit të tepërt për konsum njerëzor, do të aplikohet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar ashtu edhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat, me qëllim përjashtimin e dhurimeve të ushqimit nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

Dhurimi i ushqimit në pikat sociale, është pjesë e objektivave për reduktimin e ushqimit prej 30% në nivelin e shitjes me pakicë, të parashikuara deri në vitin 2035” thuhet të dokument.

Lexo edhe: Shqipëria po humbet popullsinë me ritme alarmante, shumë mbi mesataren e Rajonit

I njëjti sjell në vëmendje se vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të inkurajuar dhurimin e ushqimit kanë investuar në një sërë aspektesh si :

Rregulloret detyruese: Duke kërkuar dhurimin e ushqimit të pashitur nga supermarketet, sektorit të kateringut dhe mikpritjes.
Elementet ligjore: Duke minimizuar rreziqet ligjore dhe përgjegjësinë për dhurimet e ushqimit, aty ku është e mundur.
Stimujt ekonomikë: Duke përjashtuar nga taksat ushqimin e dhuruar.
Mekanizma organizativë: Nëpërmjet ngritjes së grupeve sektorialë të punës për dhurimin e ushqimit, për lehtësimin dhe inkurajimin e dhurimit të ushqimit në Shqipëri si dhe kryerjen e një studimi mbi pengesat e mundshme ligjore dhe dhurimet ushqimore që kryhen aktualisht.
Ngritjen e kapaciteteve: Organizimi i trajnimeve mbi dhurimet e ushqimit, për punonjësit në sektorët e industrisë ushqimore shitjes me pakicë dhe shërbimit të ushqimit (p.sh. hotele, restorante dhe kafene).
“Banka e Ushqimit në Shqipëri është pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit. Kjo iu jep bizneseve mundësinë e bashkëpunimit me Bankën e Ushqimit duke mundësuar shpërndarjen në sasi të ushqimit tek njerëzit në nevojë.

Këto qasje ndihmojnë në devijimin e ushqimit të konsumueshëm nga asgjësimi në landfill dhe të përdoren. Megjithatë, aktualisht, Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor dhe rregullator të posaçëm për nxitjen e dhurimeve të ushqimit” thuhet në program.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0