Edukimi financiar i gruas. Qendra Kallz dhe Shoqata Mikrofinanca Shqiptare ofrojnë programin 1 mujor të formimit, falas. Regjistrohu! - Business Magazine Albania

Edukimi financiar i gruas. Qendra Kallz dhe Shoqata Mikrofinanca Shqiptare ofrojnë programin 1 mujor të formimit, falas. Regjistrohu!

Edukimi financiar është sfidë e shoqërisë shqiptare, si në menaxhimin e financave personale edhe në administrimin e një biznesi. Kur flasim për gratë dhe nismat e tyre sipërmarrëse në fazat e para kjo sfidë bëhet më e dukshme.

Në këtë mars festash, Qendra Kallz, në bashkëpunim me Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare, ofrojnë falas një program edukimi 1 mujor për të paktën 20 gra dhe vajza të interesuara, të cilat duan të thellojnë njohuritë e tyre ne menaxhimin e financave, të përmirësojnë aktivitetin e tyre ditor.

Programi ndalet në 4 module: Financat Personale, Menaxhimi i parasë, Gjetja e burimeve të financimit dhe hapat e parë për të nisur një sipërmarrje.

Aplikimet janë të hapura deri me 25 mars. Ju mund të regjistroheni Këtu për t’u bërë pjesë e programit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0