Educational Centre Albania sjell konferencën për arsimin e së ardhmes. Muçollari: Barazia dhe standardet ndërkombëtare janë themeli i nxënies globale - Business Magazine Albania

Educational Centre Albania sjell konferencën për arsimin e së ardhmes. Muçollari: Barazia dhe standardet ndërkombëtare janë themeli i nxënies globale

Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në tregun shqiptar, Educational Centre është konsoliduar si një partner strategjik i institucioneve arsimore, si në arsimin publik ashtu edhe në atë privat duke qenë pjesë aktive e modernizimit të praktikave mësimore dhe integrimit të standardeve ndërkombëtare në sistemin parauniversitar. Më datë 31 janar, në ambientet e Hotel Tirana International, për të katërtën herë radhazi, Educational Centre, sjell konferencën ’’Rrugët drejt ekselencës globale: barazia, teknologjia dhe sistemet ndërkombëtare të vlerësimit’’.

Konferenca, e cila tashmë është kthyer në një pikë referimi për komunitetin arsimor në Shqipëri, mbështetet nga disa prej botuesve më prestigjiozë në botë, përmes partneriteteve ekskluzive me emra si: Cambridge University Press, Oxford University Press, Pearson Education, Collins, National Geographic Learning dhe HMH. Ky bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar e pozicionon eventin jo thjesht si një aktivitet trajnues, por si një platformë dialogu ku arsimi shqiptar lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet më të fundit globale në edukim.

Në thelb, qëllimi i konferencës është të ndihmojë institucionet arsimore dhe vetë mësuesit të eksplorojnë dhe të ndërtojnë rrugë më të barabarta për nxënësit, në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe konkurruese. Përmes një qasjeje të bazuar në të nxënit global, eventi synon të adresojë sfidat reale me të cilat përballet sot arsimi parauniversitar: nga standardet e vlerësimit, te përgatitja e nxënësve për tregun e së ardhmes.

Duke folur për rëndësinë e kësaj konference dhe misionin që ajo mbart për arsimin parauniversitar, Brunilda Muçollari, menaxhere e përgjithshme e Educational Centre Albania, thekson se vizioni i eventit shkon përtej një takimi formal mes profesionistësh:

“Kjo konferencë është ndërtuar për t’u dhënë mësuesve dhe institucioneve arsimore mjete reale dhe standarde të provuara ndërkombëtarisht, që i ndihmojnë të përgatisin nxënësit për një botë globale, ku barazia në arsim, teknologjia dhe vlerësimi cilësor nuk janë më opsione, por domosdoshmëri.”

Ky mesazh përforcon filozofinë mbi të cilën është konceptuar eventi: krijimin e një hapësire ku praktikat më të mira ndërkombëtare takohen me realitetin e arsimit shqiptar, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për brezat e ardhshëm.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të mësuesit në këtë proces transformimi. Pjesëmarrësit do të shqyrtojnë se si mësuesit mund t’i udhëzojnë nxënësit drejt shtyllave kryesore të arsimit modern: përqafimit të teknologjisë, zhvillimit të kompetencave globale dhe sigurimit të barazisë së mundësive për të gjithë. Përmes dialogut profesional, njohurive të bazuara në kërkim shkencor dhe strategjive praktike, konferenca synon të ofrojë mjete konkrete që mund të zbatohen drejtpërdrejt në klasë.

Në një kohë kur arsimi po përballet me presione të reja nga globalizimi, digjitalizimi dhe ndryshimet sociale, iniciativa të tilla marrin një rëndësi të veçantë. Educational Centre, përmes kësaj konference, synon të çojë përpara një vizion të qartë: një arsim ndërkombëtar më të arritshëm, më gjithëpërfshirës dhe më të përgatitur për të ardhmen.

Institucionet arsimore dhe veçanërisht mësuesit ftohen të bëhen pjesë e këtij dialogu dhe të përfitojnë nga një eksperiencë që synon të sjellë realisht ndryshim në cilësinë e arsimit në Shqipëri.  Regjistrohuni këtu 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0