Edhe puna ka limit! Elon Musk është i lodhur nga rutina e tij

Edhe puna ka limit! Elon Musk është i lodhur nga rutina e tij


“Burning out” është një ndjesi që Musk e ka përjetuar gjatë gjithë viteve të punës së tij. Në Gusht të vitit 2018 ai tha për The New York Times se ka punuar edhe 120 orë në javë. 

Kjo është rreth tre herë më shumë se mesatarja kombëtare e javës së punës në sektorin privat prej 34.4 orësh, sipas Byrosë së Statistikave të Punës. Ekspertët mendojnë se kjo është një lloj etike pune e rrezikshme.

“Ka patur raste kur unë nuk jam larguar nga fabrika për tre apo katër ditë”, thotë CEO i Tesla dhe SpaceX. “Kjo më ka penguar të takoj fëmijët dhe miqtë”.

Silicon Valley duket sikur e lartëson punën me orar të zgjatur, por sipas Musk, kjo formë i ka marrë shumë kohë nga jeta e tij. Ai ka treguar se thuajse çdo ditëlindje e ka kaluar në punë dhe nuk ka marrë pushime verore që prej vitit 2001. Përveç kësaj, ai ka edhe probleme me gjumin: “Ndonjëherë gjumi është thjesht një zgjedhje”, thotë Musk.

CEO i dy kompanive të mëdha, njihet për rutinën e tij intensive. Kohë më parë, Inc ka shkruar se si CEO, Musk injoron shumë telefonata, nuk ngec me email-e të pafundme dhe e ndan gjithë ditën e tij në 5 intervale. Gjithsesi, ai kalon 120 orë në javë në kompaninë e tij.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, puna me orar të zgjatur është e lidhur me çdo gjë, nga sëmundjet kardiovaskulare te kanceri.

Tendenca për të punuar shumë njihet si një “traditë” e amerikanëve. Ndërsa vdekjet nga puna e tepërt janë një problem i pranishëm në Japoni, ndryshe e njohur si karoshi. Kjo epidemi e ka shtyrë qeverinë japoneze të bëjë hapa për të mbrojtur qytetarët nga puna me orar të zgjatur.

Të punosh shumë nuk është vetëm e papërshtatshme për familjen tuaj apo një veprim që nxitet nga mendimi i kolegëve, por është e rrezikshme për shëndetin tuaj.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0