Edhe pas divorcit Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë. Ja çfarë do të mbajë MacKenzie Tuttle

Edhe pas divorcit Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë


Jeff dhe MacKenzie Bezos njoftuan se janë “pajtuar” me kushtet e divorcit, ku MacKenzie do të zotërojë një pjesë të aksioneve të Amazon.

Në një tweet, Mackenzie Bezos tha se do të mbajë 25% të aksioneve të Amazon. Kjo i jep asaj 4% të kompanisë. Jeff Bezos do të mbajë kontrollin e votimit mbi të gjitha aksionet e saj dhe gjithashtu të gjitha interesat në Washington Post dhe Blue Origin, një kompani private hapësinore.

Amazon konfirmoi këtë javë se MacKenzie Bezos pritet të marrë 4% të aksioneve të përbashkëta të kompanisë me miratimin e dekretit të divorcit. Bazuar në vlerën që Amazon ka sot në treg, kjo shumë do të përkthehet në 35 miliardë dollarë.

Nëse MacKenzie Bezos i shet aksionet e saj, blerësi duhet të arrijë një marrëveshje me Jeff Bezos për t’i garantuar atij të drejtën për të votuar këto aksione sipas Komisionit të Letrave me Vlerë.

Suksesi i Amazon e bëri Bezos njeriun më të pasur në botë. Sipas Indeksit të Miliarderëve nga Bloomberg, vlera aktuale e pasurisë së tij është rreth 150 miliardë dollarë.

Në një postim në Twitter, MacKenzie Bezos tha se ajo është e lumtur që i dha ish-bashkëshortit kontrollin e votës si dhe interesat financiare në gazetë dhe kompaninë hapësinore “për të mbështetur kontributet e tij të vazhdueshme me ekipet e këtyre kompanive të jashtëzakonshme”.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0