Edhe kompanitë online do të taksohen. Vendet europiane marrin vendimin

Edhe kompanitë online do të taksohen. Vendet europiane marrin vendimin


Planet për t’i bërë kompanitë e mëdha të teknologjisë të paguajnë më shumë taksa në Europë duket se po vihen në zbatim.

Tatimi i të ardhurave ka për qëllim të luftojë marrëveshjet komplekse që kanë firmat më të mëdha të teknologjisë amerikane për të mos paguar faturat e taksave të larta.

Franca ka në plan të taksojë shitjet në vend të kompanive dixhitale me të ardhura globale prej më shumë se 750 milionë euro, ose 844 milionë dollarë, dhe të ardhurat franceze mbi 25 milionë euro ose 28 milionë dollarë. Vendi vlerëson se kjo mund të rrisë rreth 500 milionë euro, ose 563 milionë dollarë, portofolin publik çdo vit.

Projektligji që propozonte taksën u miratua nga Parlamenti i Francës të enjten. Ajo do të vihet para Senatit javën e ardhshme, ku pritet të jetë vulosur me vulë, raporton AP.Bruno le Maire, ministri i financave në qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron, i cili tha në mars se tatimi do të thotë “drejtësi”.

“Këta gjigandë dixhital përdorin të dhënat tona personale dhe bëjnë fitime të mëdha nga këto të dhëna” dhe “pastaj transferojnë paratë diku tjetër, pa paguar shumën e drejtë të taksave”, – tha ai.

Është jo e drejtë që bizneset fizike po paguajnë taksa nën hundën e tyre ndërkohë gjigandët e internetit të quajtur ndryshe FAANG- Facebook, Amazon, Netflix dhe Google- nuk po paguajnë asgjë virtualisht.

Lexoni: Kongresmenia amerikane dhe Bill Gates bien dakord: Robotët janë ide shumë e mirë për aq kohë sa do të paguajnë taksa

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, janë të parat në këtë iniciativë dhe shpresojnë se në planet e tyre do të bashkohen dhe vende të tjera. Bisedime po zhvillohen dhe me G20 dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të përmirësuar mënyrën se si kompanitë do të tatohen.

Firmat e mëdha të teknologjisë nuk janë habitur nga nocioni i pagimit të miliardave më shumë në taksa. Në kohën kur Hammond njoftoi vizionin e tij, TechUK – grupi lobues britanik që përfshin Facebook, Amazon dhe Google në mesin e anëtarëve të tij – tha se “lloji i taksave që propozohet do të jetë i keq për investime dhe i keq për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar”.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0