Edhe biznesi i vogël e i mesëm në protestë - Business Magazine Albania

Edhe biznesi i vogël e i mesëm në protestë


Dyert e shumë dyqaneve sot nuk janë hapur. Me këtë formë, tregtarët e vegjël dhe të mesëm kanë nisur një protestë. Përfaqësuesit e shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e bënë të ditur këtë një ditë më parë, duke theksuar edhe se cilat janë kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Protesta pritet të vazhdojë për orarin zyrtar të punës së ditës së sotme, ndonëse jo të gjithë tregtarët i janë bashkuar asaj.

Ja cilat janë kërkesat e biznesit të vogël, disa prej tyre të formuluara kohët e fundit:

  • Ulje e çmimit të karburantit në masën 25%
  • Ulje e çmimit të energjisë 30%
  • Të mos zëvendësohen kasat fiskale dhe
  • Të rritet pragu I TVSH në 12 mln lekë.

Sipas z. Muça, biznesi i vogël po përballet gjithnjë e më tepër me kosto të shtuara. “Edhe për projektin e zëvendësimit të kasave fiskale, ka kosto të larta për ne. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë biznese që i përfshin ky projekt. Një kasë së bashku me ndryshimin e sistemit arrin në 500-600 euro, gjë e cila është kosto shumë e lartë për ne. Jemi dakord me projektin në parim, por qeveria të mbulojë kostot”- thotë më tej z. Muça.

Bizneset e vogla janë ankuar këtë vit për rritje të numrit të pikave tregtare të mbyllura për shkak të uljes së theksuar të shitjeve.

Këtë vit vlerësohet të jenë mbyll dhe pezulluar mbi 13000 biznese të vogla e të mesme, ku më të prekurit janë tregtarët e veshjeve dhe ushqimeve, të cilët po konkurohen fort nga qendrat tregtare.

Me këtë protestë, aktualisht në vend po zhvillohen tre protesta njeherësh me kërkesa konkrete ndaj qeverisë.

  • Protesta e banorëve të unazës së re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për prishjen e banesave të tyre
  • Protesta e studentëve, të cilët kërkojnë ulje të shpenzimeve për arsim dhe një përfaqësi më të mirë në organet vendimmarrëse të universitetit
  • Protesta e tregtarëve të vegjël e të mesëm, të cilët po ashtu kërkojnë ulje shpenzimesh, përmes uljes së taksave e disa çmimeve të të lëndëve bazë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0