EasyPay po eksploron mënyra të reja për të revolucionarizuar pagesat elektronike dhe transfertat e parave në Shqipëri - Business Magazine Albania

EasyPay po eksploron mënyra të reja për të revolucionarizuar pagesat elektronike dhe transfertat e parave në Shqipëri


EasyPay merr pjesë për herë të parë në një konferencë të tillë ndërkombëtare krahas mbi 4500 kompanive të tjera lokale dhe globale, duke përfshirë Western Union, Silicon Valley Bank, Citi Ventures, PayKey, Skrill e shumë të tjera. Këtë vit, konferenca do të organizohet në Kopenhagen, në datat 26-28 Qershor.

Në takimet e planifikuara vlen të përmenden ato me TransferTo, Skrill, PayKey etj si dhe intervista me disa media në Europë dhe Amerikë.

Gjithashtu, përgjatë konferencës Money 2020 do të anoncohet edhe partneriteti me Ria Money Transfer.

Lexoni: EasyPay Albania nis bashkëpunimin me Ria Money Transfer

EasyPay është një institucion i parasë elektronike dhe ka rreth 7 vjet që merret me pagesat dhe transfertat e parave në tregun shqiptar. Kompania ofron pagesa në kohë reale nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 320 agjentësh në të gjithë Shqipërinë, si dhe pagesa nëpërmjet smartphone-ëve për klientët e regjistruar.

EasyPay është një zgjidhje elektronike e cila ofron kryesisht pagesa të shërbimeve dhe rimbushje elektronike në vend. Portofoli i shërbimeve përfshin më shumë se 15 shërbime ku përfshihen pagesat e faturave të shërbimeve utilitare, gjobat e policisë, rimbushje të kompanive celulare, faturat e kopshteve/çerdheve, transferta parash etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0