EA blen kompaninë që prodhon lojën F1 për $1.2 miliardë - Business Magazine Albania

EA blen kompaninë që prodhon lojën F1 për $1.2 miliardë

Electronic Arts ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e kompanisë Codemasters, një marrëveshje e cila u vlerësua me 1.2 miliardë dollarë. Codemasters ka prodhuar lojën zyrtarë të çdo sezoni të Formula 1 që nga 2009, fillimisht në Nintendo Wii dhe më pas në konsolat e tjera. Në 4 vitet e fundit, loja është përdorur në kampionatin F1 eSports. Marrëveshja nënkupton marrjen e të drejtave ekskluzive nga EA për Formula 1, Need for Speed, DIRT, DiRT Rally/WRC, GRID, Project CARS dhe Real Racing.

Codemasters është një nga zhvilluesit më të vjetër të lojërave britanike, që është themeluar në vitet ’80 dhe prodhon hite të hershme si Dizzy për sistemet që ishin të njohura në Mbretërinë e Bashkuar si ZX Spectrum dhe Commodore 64. Në dekadat e fundit ata kanë qenë më të njohur për krijimin lojërave racing si Dirt, Grid dhe Formula 1, dhe vitin e kaluar bleu zhvilluesin e Project Cars. Codemasters doli në shitje në Nëntor kur Take-Two Interactive ju afrua kompanisë Britanike për ta blerë për 994 milionë dollarë. Por EA bëri një ofertë më joshëse çka bëri që pjesa më e madhe e aksionerëve të Codemasters të votonin në favor të marrëveshjes me këtë të fundit.

EA, sigurisht, zotëron ekskluzivitetin e Need for Speed, kështu që shtimi i Codemasters do t’i jepte asaj kontroll të mëtejshëm mbi një pjesë të madhe të tregut të lojërave racing. Konkurrentët kryesorë do të ishin Gran Turismo i Sony dhe Forza i Microsoft-it, të dyja këto janë ekskluzive për platformat përkatëse të botuesve të tyre.

“Electronic Arts dhe Codemasters kanë një ambicie të përbashkët për të udhëhequr kategorinë e racing të videolojërave”, thotë kryetari i Codemasters Gerhard Florin. Bordi i Codemasters beson fuqimisht se kompania do të përfitonte nga njohuritë e EA, burimet dhe shkalla e gjerë globale, si në përgjithësi ashtu edhe në mënyrë specifike brenda sektorit të garave. “Ne mendojmë se ky bashkim do të sigurojë një të ardhme emocionuese dhe të begatë për Codemasters, duke lejuar ekipet tona të krijojnë, të lançojnë dhe t’i shërbejnë lojërave më të mëdha dhe më të mira për një audiencë jashtëzakonisht të apasionuar.”

ENGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0