Walmart premton se do të ketë furnizime mjaftueshëm për të kënaqur klientët

E Premtja e Zezë, Walmart premton se do të ketë furnizime mjaftueshëm për të kënaqur klientët


Ndërsa E Premtja e Zezë është vetëm dy javë larg, Walmart ka deklaruar planin për ditën më të pritur të pshonisjeve të vitit.

Shitësi më i madh me pakicë në botë ka regjistruar shitjet e viteve të kaluara dhe i ka mbushur dyqanet e saj me inventare ekstra të artikujve më të dëshiruar për klientët.

Walmart kërkon të sigurojë se “gjahtarët guximtarë” të pazareve të leverdisshme të cilën rreshtohen për okazionin e madh të vitit orë përpara se ai të hapë dyert për konsumatorët në orën 6 të mëngjesit të mos mbeten të zhgënjyer Ditën e Falenderimeve.

“Walmart nuk do të jetë kurrë dyqani që afishon çmime fantastike gjatë së Premtes së Zezë dhe më pas të përfundojë me vetëm pak inventar në magazinat e saj,” ka thënë shefi i tregtisë Steve Bratspies. “Ne kemi në inventaret tonë televizorë, lodra dhe më shumë se kaq për të siguruar qindra konsumatorë, jo dhjetëra, se do të marrin dhuratat që dëshirojnë.”

Walmart do të ketë stok më shumë se 1 milionë televizorë, 15 milionë filma dhe 10 milionë pizhame për shitjet e të Premtes së Zezë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0