"E Premtja e Zezë", dita e preferuar e Jeff Bezos

“E Premtja e Zezë”, dita e preferuar e Jeff Bezos


Të jesh njeriu më i pasur në botë nuk është e mjaftueshme.

Shitjet e Amazon arritën majën këtë të premte, ndërkohë të ardhurat e themeluesit dhe CEO-s Jeff Bezos kapën shifrën e 100.3 miliardë $.

Bezos ka fituar rreth 2.4 miliardë dollarë vetëm gjatë të premtes së zezë. Ai zotëron 78.9 milionë aksione të Amazon me vlerë 93.6 miliardë dollarë.

Po cfarë do të bëjë ai megjithë ato para?

Bezos kërkon sugjerime. Gjatë verës ai postoi në Twitter një “kërkesë për ide.” Ai tha se dëshiron që “aktiviteti i tij filantropik të ndihmojë njerëzit, në kryqëzimin e nevojës urgjente dhe ndikimit të qëndrueshëm”.

Amazon ka shënuar rritje të aksioneve këtë vit pasi vazhdon të bindë investitorët se do të krijojë dhe drejtojë një e-commerce akoma dhe më të madh. Kompania ka parë gjithashtu sukses në disa nga pajisjet e saj hardware si Alexa, asistentja me zë.

/TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0