e-Konsullata, rubrika që ju mundëson 36 shërbime elektronike në portalin E-albania - Business Magazine Albania

e-Konsullata, rubrika që ju mundëson 36 shërbime elektronike në portalin E-albania


E-Albania ju mundëson një paketë prej 36 shërbimesh elektronike duke nisur që nga aplikime për certifikata, leje kalimi, pasaportë/kartë ID, asistencë, deklarata noteriale, lidhje martese etj.

Për të thjeshtuar edhe më tej marrjen e tyre, shërbimet janë organizuar nën një rubrikë të vetme “e-Konsullata”, të cilën mund ta aksesoni në faqen kryesore https://e-albania.al/ekonsullata.aspx.

Disa nga shërbimet po i shfaqim më poshtë:

Aplikim për asistencë për shtetasit shqiptarë të humbur

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë për rastet e shtetasit shqiptar që kanë humbur kontaktet me të afërmit e tyre dhe gjenden në situatë të vështirë në rast të një problemi.

Lexoni: Zbuloni shërbimet e reja për subjektet akomoduese në E-Albania

Aplikim për asistencë të përgjithshme

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për asistencë në rast të një problemi në shtetin e vendqëndrimit.

Aplikim për certifikatë lindje (vetëm për Italinë)

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë në Itali, të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, certifikatën e lindjes.

Lexoni: Portali E-Albania ofron lehtësi për pajisjen me liçenca të ndryshme në fushën e transportit

Aplikim për deklaratë noteriale

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë, rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, të aplikojnë online për deklaratë noteriale.

Aplikim për fitimin e shtetësisë shqiptare me njohje

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar, të aplikojnë online për të marrë shtetësi shtetësi shqiptare me njohje.

Aplikim për lejë kalimi

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë të aplikojnë online për leje kalimi. Këta shtetas shqiptarë, të rritur dhe fëmijë të cilët nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi.

Aplikim për lënie shtetësie shqiptare

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për të kërkuar lënien e shtetësisë së huaj, për të firmosur më pas procesverbalin e dorëzimit në prezencë të konsullit.

Aplikim për lidhje martese me shtetas shqiptar

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për kryer lidhje martese me shtetas shqiptar, për t’u njoftuar më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes.

Lexoni: Ofro mundësi inovative për portalin E-Albania

Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë rezidentë jashtë shtetit shqiptar të aplikojnë online për pasaportë dhe kartë identiteti, për t’u paraqitur më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve.

Aplikim për përkthim dokumenti

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar ose personalisht, dokumentin e përkthyer.

Aplikim për vizë

Ky është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur më pas, duke u paraqitur në Përfaqësi, me vizë.

Këto janë vetëm disa nga shërbimet që ofron e-Konsullata në portalin qeveritar e-Albania.

Për të mësuar më shumë dhe për të aplikuar aksesoni https://e-albania.al/ekonsullata.aspx.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0