E Hëna – 5 detyra për një javë të suksesshme - Business Magazine Albania

E Hëna – 5 detyra për një javë të suksesshme


Konsiderojeni të hënën si një fillim i ri!

Nuk është sekret se shume njerëz i urrejnë të Hënat. Sidoqoftë, nëse ju e keni paksa me pasion punën që bëni, e Hëna nuk duhet parë si ‘tmerr’, por si një ‘fillim i ri’. Çdo javë e re sjell mundësi të re. Pak rëndësi ka çfarë kaluat javës që shkoi, tani kjo është një javë e re dhe mund ta filloni me optimizëm.

5 detyra për një javë të suksesshme

1. Filloni sa më herët. Shkoni në punë pak më herët të Hënën në mëngjes për ta filluar bukur javën. Merrni kohë për të reflektuar mbi prioritetet që do vendosni për këtë javë dhe filloni të bëni plane.

2. Vendosni një objektiv të ri. Çdo te Hënë, duhet ti vendosni vetes nje objektiv të ri të javës. Ndërkohë që do të shkruani objektivin e kësaj jave, ju duhet edhe të mendoni a e përmbushët objektivin e javës se shkuar. Nëse nuk e arritët, si mund t’ja bëni për tu përmirësuar?

3. Planifikoni takimet për këtë Javë E Hëna është koha e duhur për të planifikuar takimet me ekipin tuaj, pasi kalendarët janë të lirë në fillim të javës. Mendoni se cilin duhet të takoni këtë javë dhe përdorni të Hënën në mëngjes për të përcaktuar takimet. Kini parasysh se takimet ballë për ballë me anëtarët kyç të ekipit tuaj janë element thelbësorë të ecurisë së javës.

4. Tregoni Vlerësim. Çdo të Hënë, zgjidhni një person për ta falenderuar për një punë që e ka bërë mirë. Punonjësit tuaj motivohen nga lavdërimet tuaja dhe shpesh harrohet të tregosh mirënjohje për përpjekjet e rëndësishme. Ky akt mirënjohjeje mund të jetë shumë i thjeshtë, mbase një email i shpejtë apo një dhuratë simbolike si një darkë, por duhet bërë një rregull apo zakon pasi në këtë mënyrë mund të shkohet larg.

5. Shqyrtoni Sfidat që iu shfaqen. Sfida të reja shfaqen gjatë gjithë kohës. Merrni pak kohë të Hënave për të menduar mbi atë që duhet për të zgjidhur problemet shpejt dhe për të shmangur humbjen e vëmendjes nga punët e përditshme gjatë drejtimit të biznesit tuaj. Mendoni për zgjidhje.

 

Duke ia shtuar këto detyra të thjeshta çdo të Hënë, ju do të zbuloni se e Hëna është një ditë të cilën mezi do ta prisni, si një ditë për të parë larg dhe për të vënë re gjëra të bukura që po ndodhin përreth jush.

Nëse ju pëlqen artikulli, mund ta ndani në mediat sociale tuajat. Nëse keni komente apo pyetje kontaktoni ose komentoni për ti dhënë zë bisedës.

 

Artikulli origjinal ‘5 Monday-Morning Tasks for a Successful Week‘ u publikua së pari tek website inc.com. Artikulli u përkthye në shqip nga stafi i BusinessMag.al nën titullin “E Hëna – 5 detyra për një javë të suksesshme”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0