E gjithë bota mendonte gabim për peshkun! Ja çfarë zbuloi shke... - Business Magazine Albania

E gjithë bota mendonte gabim për peshkun! Ja çfarë zbuloi shkenca për memorien

~2 minuta lexim

“Harrove pse hape telefonin? Duhet të kesh ‘trurin e peshkut!’”, një batutë që bën xhiron e rrjeteve sociale, veçanërisht mes të rinjve të Gen Z. Por le ta themi hapur, peshqit nuk janë kaq të harruar sa mendojmë dhe as Gen Z.

Lexo gjithashtu: Katër gabime teknologjike që mund të të kushtojnë fatin e kompanisë

Mit apo realitet?

Goldfish nuk harrojnë çdo tre sekonda. Studimet tregojnë se ata mund të mbajnë mend tinguj, rutina dhe mjedise për javë apo edhe muaj. Mitin e ka rrëzuar shkenca që në vitet ’90.

Po Gen Z, çfarë ndodh me ta?

Në vend që të kenë memorje të dobët, ata po përballen me mbingarkesë informacioni. Në një ditë normale, njoftime, feed-e, video, lajme, mesazhe, gjithçka vjen njëherësh. Truri i tyre nuk është më i dobët, por më i adaptuar, filtron me shpejtësi, përzgjedh çfarë ka vërtet rëndësi dhe lë mënjanë pjesën tjetër.

Memorie ≠ Vëmendje

Harresa e momentit nuk është mungesë memorjeje, por ndryshim në fokus. Studimet tregojnë se koha mesatare e përqendrimit ka rënë (nga 2.5 minuta në 2004, në 47 sekonda në 2023), por kjo është reflektim i ritmit të ri të jetës, jo dështim kognitiv.

Pra, kush e meriton më shumë respekt?

Peshku, që mban mend për javë.

Gen Z, që përballon kaosin digjital si profesionist.

Dhe ti, që e lexove këtë artikull deri në fund, me siguri nuk ke “goldfish memory”.

Konkluzioni? Nuk është se po harrojmë. Po mësojmë të mbajmë mend më mirë,  vetëm gjërat që na duhen vërtet.

Your Story

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0