YouTuberi më i ndjekur në botë, MrBeast, i njohur për videot e tij me produkte madhështore dhe dhurime marramendëse, këtë herë ka vendosur t’i kushtojë vëmendjen dikujt tjetër përveç publikut të tij – të fejuarës së tij. Në videon më të fundit, ai organizon një sërë takimesh romantike që kapin një total prej pothuajse 1 milion dollarësh, ku ndër më të shtrenjtat ishte marrja me qira e të gjithë parkut Disneyland, vetëm për të dy… dhe disa miq të afërt.
I njohur për prodhime që kanë kushtuar dhjetëra miliona dollarë dhe për dhurime më të mëdha sesa mund të shohë ndonjëherë njeriu mesatar gjatë gjithë jetës, MrBeast numëron mbi 400 milionë ndjekës në të gjitha platformat, një shifër që reflekton ndikimin e tij global dhe formatin e tij të jashtëzakonshëm të përmbajtjes. Në vend që të realizojë një tjetër video sfiduese për ndjekësit apo dhurata për fansat, këtë herë ai ka zgjedhur të organizojë një seri përvojash luksoze për të fejuarën e tij, Thea Booysen, me të cilën u fejua në Krishtlindjet e vitit 2024.
Ndër përvojat e organizuara ishin: një darkë e kuruar nga vetë Gordon Ramsay, me disa pjata të shijshme dhe muzikë live (vetëm 10 mijë dollarë), një ishull privat me qira për 50 mijë dollarë dhe një park argëtimi të mbyllur plotësisht për ta për vetëm 100 mijë dollarë. Por kulmi i videos ishte marrja me qira e të gjithë Disneyland-it për 500 mijë dollarë, një përvojë ekskluzive ku çifti dhe miqtë e tyre shëtitën pa radhë në asnjë atraksion. Ndërkohë, një nga “takimet” më interesante ishte edhe përpjekja për të ndihmuar mikun e tij, Nolan, të krijonte një lidhje me këngëtaren Madison Beer – një përvojë që përfshinte një makinë Lamborghini me qira dhe vende private në një ndeshje të MLB, që kushtoi rreth 250 mijë dollarë. Edhe pse kjo video mund të duket si një nga më të shtrenjtat që ka realizuar, nuk është as afër projekteve më ambicioze që MrBeast ka në plan. Aktualisht, ai po përgatit sezonin e dytë të “Beast Games”, ku vetëm çmimet arrijnë vlerën e 15 milionë dollarëve – pa llogaritur shpenzimet e prodhimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.