E ardhmja e ikonës Rolls Royce është 100% elektrike!

E ardhmja e ikonës Rolls Royce është 100% elektrike!


Rolls Royce me shumë mundësi do të prezantojë një version elektrik të Phantom e ri. Kështu shprehet Torsten Müller-Ötvös, CEO i kompanisë. Mendohet edhe se një version hibrid nuk do të jetë i disponueshëm.

“Ne do të bëhemi 100% elektrik. Nuk do të ndërmarrim asnjë hap të përkohshëm.” – u shpreh Müller-Ötvös për gazetarët në lançimin e modelit të ri në Zvicër. “Emission-free është emission-free.”

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Ai pohoi se nuk ka patur ende asnjë kërkesë nga klientët aktual të kompanisë për një makinë elektrike. “Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush deri sot për një ndryshim të tillë.” – u shpreh ai. E gjithë kjo vjen si pasojë e disa parashikimeve të kompanisë për të ardhmen dhe të legjislacioneve në vende të ndryshmë. Kështu, ata parashikojnë se në Azi disa qytete do të ndalojnë qarkullimin e makinave me djegie të brendshme. E gjithë kjo, përkthehet në ulje të shitjeve dhe të kënaqësisë se klientëve. Makina të tilla si Phantom, ndonëse shumë të mëdha, janë ndërtuar për të qënë multifunksionale, si makina ekzekutive.

Müller-Ötvös konfirmon se nuk do të ketë një version ‘Black Badge’ për Phantom. “Thjesht nuk është e duhur për këtë makinë” – shpreh ai. Gjithashtu, Rolls Royce nuk ka në plan të ofrojë sistemin gjysëm-autonom “CoPilot” të BMW. Ai thotë se kompania po pret përmirësimin e mëtejshëm të teknologjive të tilla derisa me të vërtetë t’ia vlejë të heqësh dorë nga drejtimi i një makine të tillë.

Rolls Royce është i prirur të ofrojë më shumë kostumizim brenda makinave. Këtu përfshihen kostumizimi i ekraneve brenda makinës dhe printime 3D.

Për mua e ardhmja e luksit, është që ti të kesh mundësi të personalizosh akoma edhe më shumë sende.

Burimi: AutoCar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0