Sipas një raporti të shitjeve të fundjavës, prezantuar nga Adobe, Black Friday 2019 pati një total prej 7.4 miliardë dollarë shitje online.
Në tregun amerikan 2.9 miliardë dollarë blerje u realizuan nga persona që përdorën smartpohonët e tyre për blerje, duke e bërë të Premten e Zezë ditën më të madhe të blerjeve online në histori.
Blerjet nga smartphone siguruan 39 % të të gjitha shitjeve ecommerce, me një rritje 21% krahasuar me vitin e kaluar.
“E Premtja e Zezë kulmoi me rekordin e blerjeve nga celulari me 2.9 miliardë dollarë të shpenzuar vetëm përmes smartphone-ve”, thanë Shefi i Adobe Digital Insights dhe analisti kryesor Taylor Schreiner në një deklaratë. “Me Krishtlindjet që po afroheshin me shpejtësi, konsumatorët u hodhën gjithnjë e më shumë në telefonat e tyre, në vend që të rrinin në radhë. Edhe kur blerësit shkuan në dyqane, ata kishin bërë online mbi 40% të blerjeve para se të shkonin në dyqan për të marrë”.
Lexo: 6 këshilla për blerjet online
Në tregun amerikan, që kryeson në këtë drejtim, njerëzit shpenzojnë në shumë kur blejnë online. Vlera mesatare e blerjeve online në të Premten e Zezë ishte 168 dollarë, një tjetër rekord i ri.
Edhe kur blerësit nuk bënë blerje në smartphonët e tyre, ata kanë bërë kërkime nga telefoni për blerjet në tregjet me pakicë. Nga i gjithë trafiku i blerjeve online, mbi 60 % u krijua nga blerjet në smartphone.
Blerjet kryesore nga të dhënat e Adobe u përkasin pajisjeve elektronike si laptopë Apple, Airpod dhe televizorë Samsung. FIFA 20 dhe Madden 20 kanë qenë titujt e videove më popullore, ndërsa Nintendo Sëitch ishte tastiera më e blerë.
Adobe parashikon të sigurojë 7.5 miliardë dollarë blerje online të Premten e Zezë të vitit të ardhshëm
Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto