Dushet e reja që përdorin më pak ujë - Business Magazine Albania

Dushet e reja që përdorin më pak ujë


Ky startup vjen me idenë për të revolucionarizuar dushet dhe CEO i Apple ka investuar në të.

Quhet Nebia, një sistem dushi automatik dhe qëllimi i saj është të ndryshojë mënyrën sesi ne lahemi.

Dushet janë burimi më i madh i shpenzimit të ujit. Nebia përdor një presion shumë të madh për të ta kthyer ujin në miliona pikëza të imëta.

Fillimisht kjo teknologji u zhvillua për motorrët reaktiv.

Pikëzat përhapen në një sipërfaqe më të gjerë kështuqë më shumë ujë do të bjerë në kontakt me trupin tonë.

Nebia mbulon nëj sipërfaqe 10 herë më të madhe se një dush i zakonshëm duke krijuar atmosferën e një reje një reje të ngrohtë.

Nebia përdir 70% ujë më pak krahasuar me një dush të zakonshëm që harxhon 28 litra ujë krahasuar me standartin e industrisë 9.5 litra.

Koka e dushit është e lëvizshme dhe montohet në të njëjtin vend ku ndodhet dushi juaj aktual.

Kjo ide do të jetë zgjidhja për thatësirën e shumë vendeve dhe ruajtjes së ujit si një burim i shtershëm.

Fushata e tyre e parë mblodhi 3 milionë dollarë dhe investitorët janë CEO i Apple Tim Cook dhe rrjeti i palestrave Equinox.

Ndoshta 400 dollarë mund të duken një shpenzim i madh për një dush, por Nebia nuk është një dush çfarëdo.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0