Durrës, 70% e hoteleve të rezervuar për festa. Cilët shtetas e preferojnë më tepër ? - Business Magazine Albania

Durrës, 70% e hoteleve të rezervuar për festa. Cilët shtetas e preferojnë më tepër ?

Gati 70 për qind e kapaciteteve të hoteleve në Durrës janë rezervuar deri më tani për festat e fundivitit.

Këtë herë veç turistëve të huaj nga Sllovenia dhe bullgaria të cilët janë të përvitshëm gjatë këtij sezoni, interes për ta pritur në Shqipëri ndërrimin e viteve kanë shfaqur edhe italianët.

Për bizneset në sektorin e shërbimit, kjo është dhe një sfidë për t’ju përgjigjur siç duhet kujtdo që ka zgjedhur Shqipërinë për këto festa të rëndësishme.

Përkrah interesit të shtuar të rezervimeve të të huajve, nuk mungojnë as rezervimet e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Bashkia e Durrësit, ka planifikuar një ofertë kulturore, siç i shkon edhe atmosferës së fundvitit.

Operatorët turistik bëjnë të ditur se prenotimet më të gjata në ditë festash janë 3-ditore, ndërsa mbi 70 përqind e hoteleve i kanë i kanë mbyllur rezervimet për festat e fundvitit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0