Duke filluar nga 1 korriku, Singapore Airlines do të ofrojë Wi-Fi falas për të gjithë pasagjerët - Business Magazine Albania

Duke filluar nga 1 korriku, Singapore Airlines do të ofrojë Wi-Fi falas për të gjithë pasagjerët

~2 minuta lexim

Avikompania Singapore Airlines ka paralajmëruar se të gjithë pasagjerëve do t’ju ofroj Wi-Fi falas.

Sot kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, pasagjerët çdo herë e më shumë po kanë nevojë të jenë të informuar, përkatësisht të kenë qasje në internet gjatë fluturimit.

Disa vite më parë, udhëtimi me aeroplan nënkuptonte çkyçje nga rrjeti, por tani gjërat kanë ndryshuar për të mirë.

Gjithnjë e më shumë kompani po prezantojnë shërbimin Wi-Fi falas dhe me pagesë në aeroplanët e tyre, dhe duke marrë parasysh pesë miliardë përdorues aktivë të internetit në ditë, gjithnjë e më shumë pasagjerë po përdorin internetin në aeroplanë.

Singapore Airlines i është bashkuar listës së linjave ajrore që ofrojnë Wi-Fi falas për pasagjerët, megjithatë, ndërsa një shërbim i tillë është i disponueshëm vetëm për pasagjerët në klasin biznes dhe të klasit të parë në rastin e kompanive të tjera, Singapore Airlines do ta ofrojë atë për pasagjerët në të gjitha klasat nga 1 korriku i këtij viti.

Pasagjerët në të gjitha klasat do të qëndrojnë në kontakt virtual me të dashurit e tyre gjatë udhëtimit, do të jenë në gjendje të punojnë online ose të jenë të informuar gjatë gjithë kohës dhe të lexojnë lajmet edhe në një lartësi prej 11,000 metrash.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0