Dueli i Apple me Facebook, një formë e re e rivalitetit big-tech - Business Magazine Albania

Dueli i Apple me Facebook, një formë e re e rivalitetit big-tech

~4 minuta lexim

Si një nga platformat më të mëdha për reklama në internet, Facebook kupton të gjitha thellësitë e fshehura të botës digjitale. Mark Zuckerberg, për të fituar ndjekës nga reklamat, shfrytëzon disa hapësira të kontrolluara nga Apple, prodhuesi i iPhone, përdoruesit e të cilit vitin e kaluar u rritën pothuajse pesë herë më shumë.

Apple ka thënë se këtë pranverë do të ashpërsojë kufizimet në mënyrën se si platformat e reklamave hyjnë në të dhëna, me qëllim që të ruaje dhe më shumë privatësinë. Aplikacionet u kërkojnë përdoruesve leje që t’i ndjekin ato në faqet e internetit të zotëruara nga firma të tjera, pra Facebook shfrytëzon Apple për të bërë reklama dhe për të fituar ndjekës.

Nga ky vendim i Apple, Facebook do të preket shumë. Apple i justifikon veprimet me idenë që po mbron privatësinë e përdoruesve të saj. Facebook deklaron se po reziston në emër të miliona ndjekësve që mbështeten në algoritmet e tij të kërkimit të të dhënave për të arritur klientët.  Në sipërfaqe e gjithë duket si një mosmarrëveshje tipike territoriale e privatësisë kundrejt aksesit.

Shefi i Apple, Tim Cook, në sulmet e tij drejt Facebook, thekson që dezinformimi i mban njerëzit të ngjitur në ekranet e tyre dhe u mundëson faqeve të shfrytëzojnë më shumë të dhëna nga përdoruesit. Zuckerberg tallet me pohimin e Z. Cook pasi sipas tij reklamimi nuk ka nevojë për të dhëna të personalizuara, ai mbijetoi për dekada pa to.

Aftësia e firmave më të vogla për të arritur klientët me reklama të lira në internet është një nga risitë më të mëdha të epokës digjitale. Disa përdorues të Apple, duke preferuar reklamat e synuara nga ato të rastit, do të zgjedhin të lejojnë gjurmimin e të dhënave.

Faqet e mediave sociale të mbështetura nga reklamat, si Facebook,do të konkurrojnë për të zhvilluar teknologji, që do të kombinojnë personalizimin me më shumë privatësi. Në fund të fundit, ata madje mund të paguajnë njerëzit për të ndjekur të dhënat e tyre (megjithëse rregullat e Apple aktualisht e ndalojnë këtë.) Facebook ka ambicie në rritje për t’u bërë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Apple.

Një mënyrë do të ishte që ai të kombinonte rrjetin e tij social me Instagramin dhe WhatsApp-in në një “super-aplikacion” të ngjashëm me WeChat të Tencent në Kinë, duke bashkuar media sociale, mesazhe, tregti elektronike, lojëra dhe pagesa.

Kjo do t’i jepte më shumë liri për të ofruar reklama të personalizuara, pasi Apple nuk mund të kontrollojë gjurmimin e të dhënave brenda familjes së aplikacioneve në Facebook. Çfarëdo që të vijë më pas, edhe Facebook e pranon që privatësia do të duhet të jetë një komponent i rëndësishëm.

Një mënyrë tjetër do të ishte fillimi i një mani të re harduerësh që kapërcen iPhone-in. Thuhet se, Apple po punon për një kufje dhe syze VR. Samsung, një prodhues i telefonave inteligjentë nga Koreja e Jugut, mund të jetë duke punuar edhe për syze të tilla. Dhe VR nuk është përparimi i vetëm i mundshëm. Altoparlantët dhe makinat inteligjente janë në listë. Çfarëdo që të vijë më pas, edhe Facebook e pranon që privatësia do të duhet të jetë një komponent i rëndësishëm. Shumë njerëz, si karavidhet, dëshirojnë cepat e tyre. Aq më tepër duke ditur që, falë firmave si Facebook, tregtarët janë bërë gjithnjë e më të mirë në joshjen e klientëve.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0