Duapune, startup-i shqiptar shkon ne techcrunch disrupt. duapune, startup-i

duapune.com, Startup-i shqiptar shkon në Techcrunch Disrupt, San Francisco



Portali i mirënjohur i shërbimeve online të punës dhe karrierës duapune.com fitoi të drejtën për të marrë pjesë me stendë për promovim dhe prezantim të produktit duapune.com para investitorëve në panairin më të madh të startup-s Techcrunch Disrupt, që do të zhvillohet në San Francisco, Kalifornia SHBA në datën 12-13 Shtator 2016, së bashku me 19 kompani të tjera nga rajoni.

TechCrunch Disrupt është aktiviteti më i madh në botë për prezantimin e startup, të teknologjive revolucionare dhe diskutimeve me personalitetet më të medhenj të botës për çështje të teknologjisë dhe inovacionit. Ky aktivitet mbledh dhe investitorët më të mëdhenj, sipërmarrës, fonde investimesh, dhe palë të tjera të interesuar për të spikatur kompani për ti mbështetur me investime për rritje dhe zgjerim.
Ky aktivitet do të shoqërohet paraprakisht me trajnime të specializuara në fushën e marketingut dhe të përgatitjes të prezantimit të produktit për investitorët, si dhe me vizita në në Silicon Valley, California, SHBA.

Vlen të përmëndet, që është hera e parë që një startup shqiptar merr pjesë në një ngjarje të tillë të madhe dhe sfiduese, ku përzgjedhja e kompanive është mbi baza konkurruese. Besojmë se kjo do t’i hap mundësinë për pjesëmarrje dhe konkurim dhe startup-eve të tjera shqiptare. Pjesëmarrja në këtë aktivitet mundëson jo vetëm promovimin, por edhe prezantimin para investitorëve të mundshëm me qëllim përfitimin e financimeve për rritje.

Duapune.com është një nga portalet më të mëdhaja të punës në tregun rajonal, dhe kryesisht në zonat ku flitet shqip, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë. Aktualisht numëron mbi 76,000 punëkërkues të regjistruar, mbi 3,800 kompani, një komunitet të konsoliduar në rrjetet sociale që gjithashtu përfaqëson dhe një kompani drejtuese në fushën e edukimit të punës dhe karrierës.

Ndërkohë, do tj’u përditësojmë me më shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje dhe ecurinë e duapune.com

Për detaje në lidhje me aktivitetin vizitoni www.tractioncamp.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0