Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, shfaqet në Times Square - Business Magazine Albania

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, shfaqet në Times Square


Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka postuar në profilin e saj të Instagram një foto ku shfaqet emri i saj dhe i Kosovës në sheshin më të njohur dhe më të lakmuar në botë “Times Square” në New York.

23 vjeçarja është nominuar në kategoritë “Best New Artist 2019” dhe “Best Dance” në Grammy.

Në reklamat e “Times Square” shkruhet “Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa.”

Ajo së fundi ka publikuar këngën “Swan Song” të shoqëruar edhe me videoklip. Këngë kjo që është kolonë zanore e filmit “Alita: Battle Angel”, i cili do ta ketë premierën ditën e Shën Valentinit më 14 Shkurt të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #31 - Prill 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0