Dronët që po riformësojnë luftën... - Business Magazine Albania

Dronët që po riformësojnë luftën

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nga Nadia Elbasani

Tradicionalisht, lufta kërkon mobilizim masiv, tanke dhe mjete të rënda ushtarake, aviacion në gatishmëri dhe gjithëpërfshirje. Gjithçka, në këto kushte, është më e dukshme, demonstrative dhe politikisht e kuptueshme. Ndërsa sot, mjetet kanë ndryshuar. Në një ditë krejt normale në dukje, pa asnjë mobilizim të shtuar, një sistem fluturues pa pilot (dron) mund të shërbejë si pikënisje e menjëhershme agresioni.

Lexo gjithashtu: Kur fushëbeteja zhvendoset në rrjet

Përfshirja e teknologjisë në luftë duket se e ka modernizuar këtë të fundit, duke ngritur problematika të reja, të paparashikuara vite më parë. Sulmet e fundit me dronë në Lindjen e Mesme tregojnë qartë këtë transformim. Mungesa e angazhimit të trupave ushtarake e bën procesin më të lehtë për t’u nisur. Në një sulm me tank apo avion me pilot, zinxhiri i vendimmarrjes është i drejtpërdrejtë dhe fizikisht i pranishëm. Me përfshirjen e dronëve, distanca krijon një ndarje psikologjike dhe operative. Vendimi për sulm është i targetuar, por pasoja mund të mos jetë gjithmonë e tillë. Edhe me precizion të lartë, ekziston rreziku i dëmeve kolaterale, duke krijuar efekte terrorizuese për popullsinë civile dhe pasoja që tejkalojnë objektivin fillestar, duke sjellë nxitje të mëtejshme të agresionit ushtarak.

Lexo gjithashtu: Nadia Elbasani: “Privacy Policy”, detyrim për biznesin digjital

Në mënyrë të thjeshtë, dronët kryesorë ushtarakë ndahen në disa kategori:

  1. Dronë zbulues (ISR – Intelligence, Surveillance, Reconnaissance).
    Këta përdoren për mbikëqyrje dhe mbledhje informacioni. Ata nuk janë domosdoshmërisht të armatosur, por krijojnë avantazh strategjik duke ofruar pamje të qarta të terrenit dhe lëvizjeve të kundërshtarit.
  2. Dronë të armatosur (armed UAV)
    Janë të pajisur me raketa ose bomba të drejtuara me precizion. Goditja kryhet pas identifikimit të objektivit dhe autorizimit nga zinxhiri komandues.
  3. Dronë “kamikazë” (Loitering munitions)
    Këto qëndrojnë në ajër për një periudhë të caktuar derisa të identifikojnë objektivin, më pas përplasen mbi të dhe shpërthejnë.
  4. Dronë me elementë autonomie
    Në disa raste, sistemet përfshijnë algoritme që asistojnë në ndjekjen apo stabilizimin e objektivit. Vendimi përfundimtar, teorikisht, mbetet njerëzor, por teknologjia ndërmjetëson procesin.

Edhe pse shtetet duhet të investojnë në sisteme anti-dronë, me radarë të avancuar, inteligjencë artificiale dhe mekanizma neutralizimi apo ndërprerje GPS, këto masa nuk e zhdukin rrezikun, por vetëm e menaxhojnë atë. Çdo pengesë teknologjike gjeneron menjëherë një kundër-teknologji, ndërsa krijimi i një “kupole të përhershme” mbi çdo kilometër territori mbetet praktikisht i pamundur.

Në thelb, teknologjia mund të rrisë nivelin e sigurisë përmes sistemeve mbrojtëse dhe monitorimit të avancuar, por njëkohësisht krijon sfida të reja, duke e bërë më të lehtë ndezjen dhe zbatimin e agresioneve me kosto minimale njerëzore për agresorin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0