Dronët me një mision të ri

Dronët me një mision të ri


Rrjeti i dyqaneve Wal-Mart aplikoi këtë javë për të marrë leje fluturimi mbi përdorimin e fluturakëve (dronë-ve) si mjete dërgese të produkteve që blihen online. Gjigandi tjetër i e-commerce Amazon, synon të jetë edhe ai pjesë e kësaj teknologjie të re që synon të ridimensionojë postimin tradicional.

Shitësi më i madh në Planet, Wal-Mart, ka filluar testimin në ambjente të brëndshme të dronë-ve dhe është gati për t’i provuar ato në qiejt e qyteteve pasi të marrë lejen nga Autoriteti Civil Ajror Amerikan. Wal- Mart do të përdorë dronë të prodhuar nga kompania kineze SZ-DJI Technology. Kjo lëvizje e Wal-Mart vjen pasi Amazon , Google dhe kompani të tjera kanë filluar testimet e dronë-ve me shpresën se Autoriteti Civil Ajror Amerikan do t’i lejojë ata të fluturojnë lirshëm mbi kokat tona. Deri më tani përdorimi i dronë-ve për shërbime tregtare është i ndaluar me ligj. Zyrtarët Amerikanë po mendojnë seriozisht për të krijuar lehtësira për fluturime të ligjshme për shërbimin më të ri kargo.

Në të ardhmen kullat e vrojtimit ajror nuk do të lehtësojnë vetëm fluturimet e avionëve dhe helikopterëve, por edhe ato të dronë-ve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0