Drita Ivanaj dhe Ivanaj Foundations në rrugën e një misioni më shumë se 100 vjeçar për edukimin dhe zhvillimin e rinisë shqiptare - Business Magazine Albania

Drita Ivanaj dhe Ivanaj Foundations në rrugën e një misioni më shumë se 100 vjeçar për edukimin dhe zhvillimin e rinisë shqiptare

Nëse duam të kuptojmë se sa të rëndësishme janë rrënjët tona, mjafton të takojmë Drita Ivanaj, themeluesen e Ivanaj Foundations të New York-ut dhe Tiranës. Pas një jete të tërë të kaluar në Itali dhe Shtetet e Bashkuara, më në fund ajo është kthyer në shtëpi, në Shqipëri, nga ku u detyrua të largohej në moshën 5-vjeçare, për shkak të pushtimit ushtarak italian të Luftës së Dytë Botërore. 

Në zonën e Tiranës e Re, pranë Fakultetit Juridik, është vendi ku ndodhet Selia e Ivanaj Foundations. Në murin e zyrës së saj, shohim foton e vilës dykatëshe që ishte banesa e saj në këtë zonë gjatë viteve të para të jetës së saj. Kjo ishte shtëpia e ndërtuar nga dy patriotë shqiptarë, Martin dhe Mirash Ivanaj, të cilët ia kushtuan gjithë jetën misionit publik për zhvillimin e kombit shqiptar, përkatësisht Martinit në fushën e Drejtësisë dhe Mirashit në atë të Arsimit.

Sot koha ka ndryshuar pothuajse gjithçka. Pothuajse gjithçka, sepse misioni i kontributit në arsim, rini, në tokë dhe për tokën e paraardhësve, mbetet po aq i gjallë sa ishte mbi 100 vjet më parë.

Gjatë intervistës, Drita Ivanaj tregon se, pas kthimit të saj në këtë vend pas një mungese prej 55 vjetësh, shtëpia e saj u propozua të bëhej një muze historik falë interesit të huaj dhe ndihmës financiare. Ajo donte diçka më shumë sesa vetëm të ruante dhe të fliste për historinë e familjes së saj. Në një mënyrë të natyrshme, ajo ndoqi rrugën e babait dhe xhaxhait të saj në vazhdimin e praktikimit të misionit të tyre për të kontribuar, siç bënë, në shoqërinë shqiptare, me një fokus të veçantë në rininë e sotme. Pasuria kulturore dhe historike gjithashtu mbetet vazhdimisht në vëmendjen e saj.

Objektivat e saj për të kërkuar, nxjerrë në pah dhe njohur publikun me veprat e trashëgimisë sonë kulturore, sociale dhe arsimore, tregon prejardhjen e saj italiane (nëpërmjet nënës së saj italiane), sepse Italia ka një fokus të veçantë në trashëgimitë kulturore dhe investon shumë në to. Këtu ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, edhe nëse merret vetëm me atë që ofrohet nga familja e saj.

Jo shumë kohë më parë ajo më në fund mundi të botojë tezën e Atit të saj e cila merret me ligjet e lashta të disa fiseve shqiptare të veriut, e mbrojtur për t’u diplomuar në vitin 1921 në Universitetin e Romës, sot i njohur si “La Sapienza”. Por, ajo shton se, “kam në dispozicion edhe rreth 500 dokumente të tjera ligjore të babait tim, që nga koha kur ishte gjyqtar, deri në pozicionin e tij si Kryetar i Gjykatës së Lartë, të cilat janë mbledhur disa vite më parë nga një mik dhe historian i vjetër, Sherif Delvina. Ato janë vendime dhe argumente zyrtare që duhet të analizohen nga ligjvënësit dhe historiografët dhe të vihen në dispozicion të studentëve që diplomohen në Jurisprudencë, si një udhëzues për precedentë gjyqësorë të vlefshëm”. Drejtësia aktuale shqiptare është gjendur shpesh përballë një mungese referencash rreth rasteve të krahasueshme të së kaluarës (precedentëve). Kontributi në arsim në forma të ndryshme, si ky, është gjithashtu pjesë e misionit të Ivanaj Foundations. Ky kontribut nuk vjen në formën e kurseve, në fund të të cilave zakonisht jepet një çertifikatë modeste, por sigurohet nëpërmjet axhendave dhe projekteve të ndryshme të planifikuara nga Ivanaj Foundations që përfshijnë kërkimet, botimet, programet e trajnimit të veçantë, shkëmbimet bashkëpunuese dhe ndërveprimet e vullnetarizmit.  Rinia dhe komuniteti do të marrin njohuri, por më i rëndësishëm, është për të krijuar rezultate të qëndrueshme.

Artikulli u publikua më parë në faqen 66 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania

Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0