Dorëzohet Apple: "Çmimet tona ndërkombëtare janë qesharake."

Dorëzohet Apple: “Çmimet tona ndërkombëtare janë qesharake”


Sipas CEO-s Tim Cook, Apple do të ulë çmimet e iPhone në tregjet ku monedha është dobësuar përballë dollarit.

“Ndërkohë që kemi hyrë në muajin Janar dhe jemi përballur me kushtet makroekonomike në disa nga këto tregje, ne kemi vendosur të ndryshojmë çmimet duke e bërë më të përballueshme, për të ndihmuar shitjet në këto zona,” shprehet Cook.

Është e vështirë të justifikosh 1,760 dollarë për një iPhone XS, kur i njëjti model në SHBA kushton 1,349 dollarë. Dhe është akoma më e vështirë në një vend si Hungaria (e sigurisht dhe Shqipëria), ku çmimet janë më të larta dhe fuqia blerëse e konsumatorit është shumë herë më e ulët se në SHBA.

Apple ka kosto të tjera shprndarje në tregje të ndryshme, ndryshe nga SHBA. Por, e vërteta është se çmimet e iPhone janë shumë të larta për blerës ndërkombëtar dhe ajo është e gatshme të gjejë një zgjidhje për këtë problem.

Gjatë një interviste, Cook foli për rritjen e biznesit të tij të shërbimeve. Të ardhurat e tyre rriten me 19% vit pas viti dhe kompania është e vendosur të lançojë shërbime të reja në vitin 2019, përfshirë shërbimin video.

Cook vuri në dukje se marzhi bruto i shërbimeve merr më shumë efikasitet, kur biznesi i shërbimeve bëhet më i madh dhe biznesi zgjerohet kur kompania shet më shumë iPhone, kështu që ulja e çmimit ka kuptim. Por, vlen të përmendet se Cook kishte një këndvështrim tjetër në vitin 2017, kur kompania lançoi iPhone X, telefonin e saj të parë me çmim 1,000 dollarë.

Le të presim ndryshimet e reja dhe çmimet më të mira që iPhone mund të ketë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0