DoorDash- Historia e 4 studentëve që themeluan kompaninë 17 miliardë dollarëshe - Business Magazine Albania

DoorDash- Historia e 4 studentëve që themeluan kompaninë 17 miliardë dollarëshe

doordash

Kompania 17 miliard dollarëshe DOORDASH, filloi me vetëm 4 studentë të një kolegji, duke ndjekur porositë  përmes Google Docs dhe shoferët e  tyre përmes “Find my friends” të Apple.

4 themeluesit u bënë lehtësisht miq, pasi zbuluan se ndajnë të njëjtin pasion për të ndihmuar bizneset e vogla. Pasi intervistuan qindra biznese brenda zonës ishte e qartë se kishin të njëjtin problem për të mos qenë në gjendje të përmbushnin dërgesat e tyre në internet, duke dashur të lidhin teknologjinë dhe shërbimet.

Lexo edhe: Ku e shihni veten në vitet e ardhshme?

Kështu ata ndërtuan një website, në 45 minuta me dosje PDF si menu dhe numrin e telefonit për të telefonuar dhe marrë porositë duke përdorur fillimisht website-in: PaloAltoDelivey.com.

Shumë shpejt njerëzit po bënin porosi nëpër kampusin e kolegjit, duke shkuar në mëngjes në leksione dhe me pas duke bërë porositë në darkë. Në qershor 2023 ata zyrtarisht e ndryshuan emrin në DoorDash ndërsa filluan të zgjerohen. Ndërkohë që prezantohej një sistem për të lejuar këdo të punonte si shofer në kohën e vet të lirë dhe të fitonte para, tanimë përfundoi duke mposhtur konkurentët si: UBEREATS apo POSTMATES.

entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0