Doogee X5 Max, edhe shumë i lirë, edhe tejet funksional - Business Magazine Albania

Doogee X5 Max, edhe shumë i lirë, edhe tejet funksional


Nëse celulari ju duhet për të lundruar në rrjete sociale dhe në internet pa problem, për të parë video, për të menaxhuar materiale zyre dhe që t’i mbajë bateria gjatë, ky model ofron çmimin më të mirë.

Doogee X5 Max ka hedhur në treg versionin e ri të celularit që është cilësor dhe mban rekordin si më i liri, 65 dollarë bashkë me postën që nga Kina.

Versioni i ri ka bateri shumë të madhe, 4000 MAh, që mund të mbajë deri në dy ditë, ka proçesor me 4 bërthama, 1 GB Ram, 8 GB memorie të brendshme, kamera 5 MP dhe 2 MP.

Kompromiset që janë bërë për të krijuar këtë çmim fillojnë me faktin që nuk ka 4G, cilësia e kamerave nuk është mbresëlënëse, por gjithsesi nuk të lënë në baltë për video e foto. Rezolucioni i ekranit është HD, 1280×720, që është i mjaftueshëm për të parë video pa problem.

Android 6.0 garanton hapjen e çdo aplikacioni të ri dhe funksionon normalisht me çdo rrjet social, aplikacion materialesh zyre, dhe kufizohet vetëm me lojëra të ngarkuara 3D si dhe me sistemet shumë të shpejta Wi-Fi.

Doogee X5 është i qëndrueshëm për funksionet bazë që ofron një smartfon, dhe deri tani ka rekordin si më i liri për punën që ofron.

 

/Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0