Doni të tingëlloni më inteligjent? Këto janë shprehitë dhe fjalë që duhet të eleminoni nga fjalori - Business Magazine Albania

Doni të tingëlloni më inteligjent? Këto janë shprehitë dhe fjalë që duhet të eleminoni nga fjalori

Teksa 2021-shit po i vjen fundi, është koha perfekte për të reflektuar dhe le të jemi të sinqertë: Shumë prej nesh duan që njerëzit që na rrethojnë të reflektojnë mbi aftësitë e tyre të komunikimit.

Sidomos vitin e fundit të githë kemi dëgjuar e ri-dëgjuar disa fjalë dhe shprehi të cilave thjesht duam t’i vëmë vizën sepse janë kthyer në demode.

Këtu është do të gjeni një listë, të shoqëruara me opinionet e “ekspertëve” të gramatikës mbi fjalët të cilat të gjithë ne duhet të devijojmë.

  1. Bandwidth

Nëse jeni duke folur për përdorimin e internetit, po mund t’a përdorni, por sot, shumë njerëz po e  përdorin “banwidth” për t’iu referuar kapaciteteve njerëzore për të marrë përsipër një detyrë  dhe kjo po bëhet e lodhshme.

  1. End-user

Ashtu si me “banwidth”, kjo është një fjalë kompjuterike e cila u përhap në përdorim më të përgjithshëm, veçanërisht në marketing dhe reklama. Problemi kryesor me të është se është çnjerëzore dhe jopersonale. Pse të mos përdorni fjalë të përqendruara te njerëzit si klient apo blerës?

  1. Granular (e grimcuar)

“Granular” së pari bëri bujë në fillim të pandemisë. Njerëzit folën për ekzaminimin e të dhënave në nivel “të grimcuar”, duke parë pjesët më të vogla të informacionit për të marrë vendime të rëndësishme. Përdorimi i kësaj fjale është i ligjshëm, por po përdoret aq shpesh tani sa duket se po shmangim një fjalë më të thjeshtë: “I detajuar”.

Lexo edhe: Disa shenja që tregojnë se keni një inteligjencë të lartë emocionale

  1. Hack

Të hack-osh dikur nënkuptonte “të presësh me goditje të rënda”. Më pas erdhi epoka e kompjuterit dhe fjala mori një përkufizim të ri. Tani miliona njerëz entuziastë po “hakojnë” të gjitha llojet e gjërave, nga recetat e biskotave deri te tualetet e bllokuara.

5. “Është ajo që është” (It is what it is)

Disa thonë se kjo shprehje daton në një artikull të vitit 1949 në Nebraska State Journal, por me të vërtetë filloi “të merrte dhenë” në vitet 2000. Vitin e kaluar, e kemi dëgjuar atë kudo. Falë Covid-it veçanërisht, ne të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se ajo që është, është. Pra, pse të gjithë duhet të vazhdojnë ta thonë me vetëkënaqësi?

6. Inluencer

Nuk mund t’u shpëtosh influencerave, megjithëse do të donim shumë. Sot pothuajse kushdo që ka edhe një grup fare të vogël ndjekësish në rrjetet socale, quhet influencues dhe bizneset u japin atyre para për të reklamuar, të themi, vajrat e tyre të masazhit, me shpresën se kjo do të rrisë shitjet.

(Ps.: Tanimë po shfaqen terma të rinj për influencuesit, si thinkfluencers, mikrofluencer dhe nanoinfluencuesit.)

 7. Normal (New normality)

Ne e kemi tej-përdorur këtë frazë gjatë gjithë 2021-it. Por nuk është një fjalë dhe aq e re sa mund të mendoni. Teksa “normalja e re” u bë një frazë popullore gjatë krizës financiare të vitit 2008, ajo u përdor për herë të parë pas Luftës së Parë Botërore për të diskutuar kalimin në një botë të re pas luftës.

Shumë shpejt kjo fjalë u kthye në trendi e 2021-it dhe është kthyer në shprehjen përkufizuese për epokën e Covid-19. Ashtu siç e pamë, normalja ndryshon gjithmonë, kështu që “normalja e re” nuk do të thotë shumë.

8. Zooming 

Vitin e kaluar, të gjithë ishin duke “Zoom-uar”, edhe nëse ishin duke përdorur Microsoft Teams. Jemi lodhur nga Zoom dhe po aq jemi lodhur dhe nga fjala “Zooming”.

Pyetja më e madhe është: A do të qëndrojë “Zoom” si një term i përgjithshëm, apo do të marri rrugën e Xerox? Ne do të  kërkojmë fjalën “Zoom” në Google vitin e ardhshëm dhe ta zbulojmë.

cnbc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0