Doni që të arrini sukses si udhëheqës? Ja disa mënyra për t’a bërë këtë

Doni që të arrini sukses si udhëheqës? Ja disa mënyra për t’a bërë këtë

~8 minuta lexim


Ju keni punuar dhe puna juaj është paguar. Nëse kjo ishte një iniciativë e juaja fillestare, tani ju keni një staf të madh dhe punët po shkojnë më së miri. Edhe performanca gjithashtu. Nëse doni që të arrini sukses si udhëheqës, është koha të riorientoni veten. Ja disa mënyra për t’a bërë këtë.

Bëhuni më të vetëdijshëm

Mendimet janë të rëndësishme për stafin tuaj. Zgjidhni fjalët e gjuhën e trupit që duhet të përdorni. Punonjësit shikojnë gjithçka që thoni dhe bëni, për të kuptuar se çfarë kuptoni dhe si ndjeheni për çdo gjë në lidhje me ata, punën e tyre, të ardhmen e kompanisë, etj.

“Njerëzit lexojnë edhe veprimet më të vogla,” – thotë Maren Perry, president i Arden Coaching. Ata me lehtësi do t’i keqinterpretojnë ato nëse nuk komunikoni qartë. Edhe veprimet më të vogla mund të merren për keq në rastet kur nuk ballafaqoheni me ta, por zgjidhni të veproni në heshtje. Kjo vjen edhe si shkak i problemeve tuaja personale, por stafi juaj ka nevojë për një shpjegim. E thënë më thjeshtë: shqetësimet e panevojshme mund të ndikojnë që të krijoni largësi me punonjësit tuaj. “Gjithashtu, mos harroni se si arritët deri në këtë pikë të karrierës dhe mos harroni të vlerësoni ata që vazhojnë t’ju shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer”,- tha Peter Bregman, themelues i firmës këshilluese të lidershipit Bregman Partners.

Këto veprime mund të rrezikojnë rolin tuaj dhe mund t’ju çojnë drejt dështimit. Kolegët dhe ekipi juaj duhet të jenë bashkëpunëtorët tuaj më të mëdhenj, kështu që ju keni në dorë të ndërthurni qëllimet tuaja të përbashkëta.

Shmangni veset e këqija

“Nëse kapeni pas detajeve apo jeni shumë strikt në punën tuaj duhet të tërhiqeni pak. Duhet të mësoni të jeni efektiv në drejtim”, – tha Perry. Tiffany Masterson, themeluesja e linjës “Drunk Elephant”, krijoi kompaninë e saj në vitin 2012 me vetëm disa kontraktorë. Për vite ajo bëri gjithçka, duke krijuar formula të produktit, trajtimin e shërbimit të klientit, dizajnimin e paketimit, marketingun dhe më shumë. Ndërsa biznesi po rritej, ajo kishte nevojë për njerëz të besueshëm. Sot kompania ka rreth 100 punonjës. “Unë kam një ekip që e dua dhe kam besim. Ju duhet të keni njerëz që besoni tek ajo që ata mund të bëjnë për ju”, – thotë ajo.

Menaxhoni kohën tuaj

Ndërkohë që keni shumë takime pune, ju duhet edhe të menaxhoni e fuqizoni ekipin tuaj. Ndërsa duhet të përgatiteni për mbledhje të rëndësishme, stafi duhet të vazhdojë punën. Kjo i bën mbledhjet e gjata të jenë më të lehta, kur puna juaj ecën mirë dhe u është besuar njerëzve të sigurt.

Lexo: 3 Sjelljet që mund të ndërtojnë talentin tuaj, për t`u bërë  udhëheqës më i mirë

Kini besim në atë që thoni

Të pranosh veten si udhëheqës është një proces që zgjat, por është edhe pak i vështirë. Masterson, i cili kurrë nuk kishte drejtuar një biznes më parë, mori vendime të shpejta. Por, ai ndihej keq kur vendimet e saj shkonin në atë që propozonte ekipi i saj. Ndërsa kompania e saj rritej, ajo mësonte si t’a bënte këtë më së miri. Në të njëjtën kohë, ajo mbështetet në ekspertizën e atyre që punësoi me përvojë në industrinë e bukurisë, për të arritur aty ku ajo nuk e kishte menduar. Gjërat nuk zgjidhen vetëm duke thënë po…po..po… Kompania duhet të ketë njerëz që kundërshtojnë me të drejtë.

Lëviz nga lojtari në trajnjer

Një shenjë dalluese e udhëheqjes së vërtetë është të dish se si t’u japësh të tjerëve fuqinë për të shënuar sukses. “Sa më lart të shkoni, aq më pak ju duhet të kontrolloni dhe aq më shumë duhet të frymëzoni dhe fuqizoni ata në ekipin tuaj”,- tha Bregman. Silluni mirë ndaj njerëzve nga të cilët mësoni çdo ditë.  Peter Cancro operon me të njëjtin biznes për gati 50 vjet. Ai është themeluesi i Subs Jersey Mike’s, i cili tani ka mbi 1.000 ekskluzivitete. Cancro filloi të punonte në dyqan që në adoleshencë. Ai e do biznesin e tij dhe është gati të bëjë çdo gjë për të. Puna i ka marrë një pjesë të rëndësishme të kohës. “Ju duhet të mësoni të jeni një trajner dhe jo një lojtar”, – tha Cancro, i cili krijoi një sistem trajnimi dhe mbështetje shumë të fortë për ata që zotërojnë dhe punojnë në ekskluzivitet. Në fillim të karrierës së saj, Kimberley Gardiner, zyrtarja kryesore e marketingut të Mitsubishi Motors North America, ndjeu se duhej të kishte të gjitha përgjigjet dhe të provonte se kishte një vizion të qartë se ku të merrte gjërat.  Rezultati përfundimtar, tha ajo, është zgjidhja që përfshin ide të shkëlqyera nga i gjithë ekipi.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0