Doni që mesazhet tuaja të jenë të sigurta? Ja cilat aplikacione ua mundësojnë këtë - Business Magazine Albania

Doni që mesazhet tuaja të jenë të sigurta? Ja cilat aplikacione ua mundësojnë këtë


Me rritjen e teknologjisë dhe aplikacioneve të ndryshme, të cilat shërbejnë për komunikim, ruajtja e privatësisë bëhet gjithmonë e më e vështirë. Në ditët e sotme shumë aplikacione të njohura mund të përgjohen lehtësisht dhe është e vështirë të bëhet dallimi mes tyre.

Më poshtë ju njohim me 5 aplikacionet, të cilat në krahasim me aplikacionet e tjera konsiderohen si më të sigurta. Vlen të theksojmë se në listë nuk bën pjesë Viber, i cili është mjaft i përdorur.

Whatsapp

Në prill të vitit të kaluar, WhatsApp ka mundësuar enkripitimin e mesazheve në tërësi, në të gjitha platformat. Kjo do të thotë se bisedat nuk mund të lexohen nga të gjithë, por vetëm nga ju dhe personi që ju i keni dërguar mesazh. WhatsApp ofron një kod të sigurisë në mënyrë që ju mund të verifikoni nëse dikush e ka marrë mesazhin tuaj përmes një hakimi.

Signal

Aplikacioni i mesazheve vjen nga Open Whisper Systems që mban vulën e miratimit nga Edward Snowden, jo më pak. Signal është i lehtë për ta përdorur dhe njësoj sikurse WhatsApp, bisedat janë të koduara tërësisht.

FrozenChat

Përveç emrit interesant, FrozenChat ofron biseda të koduara përmes OTR (Off the Record). Në këtë aplikacion ju mund ta shlyeni çdo bisedë nga çdo gjurmë, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi ta dëshmojë se ka biseduar me ju.

ChatSecure

Sikurse FrozenChat, ChatSecure mbështet mesazhet me Off the Record dhe XMPP.

Wickr Me

Ky aplikacion shkon edhe më tej. Ua mundëson përdoruesve që pas një periudhe të caktuar kohore, mesazhet të zhduken nga aplikacioni vetvetiu.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0