Domatja Boroset, produkti me prodhimtari të lartë që kërkohet nga tregjet e huaja - Business Magazine Albania

Domatja Boroset, produkti me prodhimtari të lartë që kërkohet nga tregjet e huaja

Domatja Boroset

Mjafton të bësh një vizitë në fshatin Drenovicë, qarku Berat, për të kuptuar më shumë rëndësinë dhe të mirat që sjell varieteti i domateve Boroset F1.

Prej afro 6 vitesh, kompania Lila shpk e ka sjellë Boroset në Shqipëri, duke patur ekskluzivitetin për një nga hibridet e domates më të kërkuar në tregjet e huaja.

Nga viti 2003 Lila Shpk përfaqëson në Shqipëri liderin botëror SYNGENTA AGRO AG në produkte të mbrojtjes së bimëve dhe fara hibride.

Sot fermerët po marrin frytet e farave cilësore që ofron kjo kompani dhe janë të kënaqur me përzgjedhjen e varietetit Boroset F1.

“Boroset ruan cilësinë, është produkt që kërkohet nga klientët jashtë, ka shije dhe rezistencë në transport dhe më kryesorja ka prodhimtari të lartë” – thotë një nga fermerët.

Një tjetër fermer, partizan i Boroset shprehet:

“Kemi provuar edhe varietete të tjera por jemi kthyer tek Boroset, është produkt i pazëvëndesueshëm, gëzon prodhimtari të lartë. Kemi bërë një testim, ndryshe nga fermerët e tjerë të cilët janë mësuar që domatet e para t’i lënë me 5 deri në 6 kate, ne këtë bimë e kemi lënë 9 deri në 10 kate dhe jemi shumë të kënaqur. Boroset prodhon deri në 200 kuintal për dynym”.

Farërat e Lila Shpk gëzojnë certifikime nga Bashkimi Evropian dhe kanë një fuqi të lartë mbirëse, kjo bën që fidanët të jenë cilësore dhe prodhimi i bollshëm.

Të veçantat e Boroset F1:

  • Cilësi dhe prodhimtari e patejkalueshme.
  • Prodhim i qëndrueshëm.
  • Shumë rezistente.

Segmenti

  • Domate e gjatë, mesatarisht e hershme, për kultivim në serra si kulturë e parë.
  • Shkon shumë mirë edhe për kulturë të dytë.

Karakteristikat e bimës:

  • Bimë e fuqishme dhe rezistente ndaj nematodave.
  • Frutifikim shumë të mirë.
  • Mbulim të mirë gjethor.
  • Lidh 5-7 fruta në çdo lulëri.
  • Prodhimtari shumë të lartë.

Fruti:

  • I fortë dhe me peshë 200-250 gr.
  • Shumë i bukur dhe me formë e rumbullakët.
  • Skuqje shumë e mirë dhe uniformë.
  • Cilësi e lartë, shumë i shijshëm.
  • Qëndrushmëri të lartë gjatë transportit, ruajtjes në depo si dhe i pavjelur në bimë.

Rezistencat

HR: S (Stemphylium), Ss ToMV:0-2, V, Fol: 0-1, Vd, VA, Ff: A-E (Fulvia fulva) / IR: For (Fusarium radicis), Mi, Ma, Mj (N)

Rreth kompanisë

Lila shpk është një nga kompanitë lider në sektorin e agrobiznesit në Shqipëri. Duke u fokusuar dhe ofruar vetëm produkte të një cilësie të lartë për fermerin si PMB (Produkte të Mbrojtjes së Bimëve), Fara F1, Produkte Plehërues Premium (teknologjik) në formë Kristalore, Granulare, Biostimulante si dhe së fundmi dhe PMB dhe plehërues totalisht Biologjike!

Si objektiv kryesor LILA gjithmonë ka patur parësore cilësinë e lartë të produkteve duke dashur t’i ofrojë fermerit zgjidhje unike për çdo problematikë që ndesh!

Lila Shpk u krijua zyrtarisht në vitin 1994 nga dy ortakët e saj Beqar & Rufan LILA.

/probizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0