DOGE ndërton një mjet të AI-së për të zhdukur gjysmën e rregulloreve federale - Business Magazine Albania

DOGE ndërton një mjet të AI-së për të zhdukur gjysmën e rregulloreve federale

Departamenti për Efiçiencën e Qeverisjes (DOGE) synon të përdorë një mjet të ri të inteligjencës artificiale për të eliminuar gjysmën e mandateve rregullatore të qeverisë federale, sipas një raportimi të The Washington Post.

Duke iu referuar një prezantimi PowerPoint të datës 1 korrik, gazeta shkruan se “DOGE AI Deregulation Decision Tool”  është krijuar për të analizuar rreth 200,000 rregullore federale dhe për të identifikuar ato që nuk kërkohen më ligjërisht, me synimin për t’i eliminuar brenda një viti nga kthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.Sipas prezantimit, puna ka nisur tashmë. Mjeti është përdorur për të shqyrtuar rregulloret në Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe për të shkruar “100% të deregullimeve” në Byronë për Mbrojtjen Financiare të Konsumatorit (CFPB).

Lexo edhe: SHBA dhe BE bien dakord për një marrëveshje tregtare me tarifë doganore prej 15%

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha The Post se “asnjë plan i vetëm nuk është aprovuar apo miratuar për zbatim”, por lavdëroi ekipin e DOGE si “më të mirët dhe më të ndriturit në fushën e tyre.”

Ky është vetëm mjeti më i fundit i krijuar nga DOGE , një strukturë që në muajt e parë të administratës Trump udhëhiqej nga Elon Musk  duke përfshirë edhe një tjetër mjet të AI-së që, sipas raportimeve, ka pasur probleme me saktësinë dhe ka “hallucionuar” madhësinë e kontratave të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0