Doganat dhe biznesi në 2023- Takimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë me Drejtorinë e Doganave - Business Magazine Albania

Doganat dhe biznesi në 2023- Takimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë me Drejtorinë e Doganave

dhoma amerikane e tregtise

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar forumin “DOGANAT DHE BIZNESI në vitin 2023”, me të ftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.

Takimi vuri në dukje se ka një përmirësim të ndjeshëm të marrëdhënieve mes biznesit dhe doganës shqiptare, por ka ende mundësi për më shumë.

Z. Gazheli, drejtori i përgjithshëm i Doganave, tregoi për zhvillimet e rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve doganore, lehtësive për biznesin dhe zgjidhjeve të reja që po ofrojnë.

Forumi bëri pjesë të diskutimit metodat e vlerësimit, si “referencat”, për të cilat u tha se janë marrë masa për reduktimin e përdorimit të tyre.

Sipas z,Gazheli, “Për periudhën Janar-Maj 2023 është regjistruar shifra më e lartë e përdorimit të transaksionit në 97%, duke konfirmuar realizimin e e një ndër prioriteteve tona në strategjinë e faciliteteve ndaj biznesit”.

Ai theksoi edhe një koordim më të mire mes tatimeve dhe doganave, duke siguruar zgjidhje për sipërmarrjet.

Drejtori i Doganave theksoi si shumë të rëndësishëm procesin e modernizimit dhe dixhitalizimit të Administratës Doganore.

Lexo: Muzeu “Besa” do të mbajë firmën e studios zvicerane, “Oppenheim Architecture

Neritan Mullai, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me doganat, si institucioni me shkallën më të lartë të vlerësimit në indeksin e besimit të biznesit si dhe angazhimin e Drejtorisë së Doganave në zgjidhjen e kërkesave të anëtarëve të Dhomës Amerikane tê Tregtisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0