Dodge Challenger përfiton edhe 90HP të tjera tek SRT Hellcat Redeye

Dodge Challenger përfiton edhe 90HP të tjera tek SRT Hellcat Redeye


Ndërkohë që gjithë industria ka marrë tjetër drejtim, Dodge, prezanton Challenger SRT Hellcat Redeye.

Ndërkohë që Dodge Challenger po hyn në modelin e vitit 2019, u pa nevoja për pak çmenduri më tepër. SRT Demon u prezantua vitin që shkoi dhe është një nga makinat e rrugës më të çmendura dhe me filozofinë më të çmendur ndonjë herë.

Hellcat Redeye, do të ketë nën kofano të njëjtin motorr 6.2 liter V8 supercharged. Por tashmë me 797HP dhe 959Nm torque. Kjo rezulton në 0-100 për 3.4 sekonda, 1/4 milje në 10.8 seconds @ 210km/h, dhe shpejtësi maksimale prej rreth 330km/h. Me pak fjalë, standard supermakinash.

Modeli SRT Hellcat gjithashtu do të prodhojë më tepër fuqi në versionin e vitit 2019. 717hp nga 707, dhe 890Nm torque nga 881. 1/4 miljes për 10.9 sekonda.

Vlen të përmendet se kohët e regjistruara janë bërë me versionet “widebody”. Me versionet normale, mund të ketë një përmirësim prej rreth 0.3 sekonda të kohës.

Çmime zyrtare egzakte ende nuk janë publikuar. Por, Dodge thotë se Hellcat Redeye do të fillojë nga rreth $70.000.

Lajme të mira vinë për ata me buxhet të limituar. Tashmë “widebody” të Hellcat Redeye, mund t’a vendosni tek R/T Scat Pack. Modeli në fjalë, ka një motorr me aspirim natyral 6.4L V8 me 485HP dhe 644Nm torque.

Për më tepër, modelet e vitit 2019, marrin edhe një dizajn të ri të kofanos. Versioni më predominant është ai me 2 të çara i inspiruar nga Dodge e viteve 60-70.

Modelet Hellcat përfitojnë edhe disa gjëra nga Hellcat Redeye. Të tilla janë Launch Control, Launch Assist, Line Lock and Torque Reserve.

Launch Control, Launch Assist dhe Line Lock, do të gjenden edhe tek R/T Scat Pack. Gjithashtu merr edhe një shasi të modifikuar nga SRT, suspensione më të forta. Gjithashtu, edhe një bisht i vogël në bagazhin e makinës.

Këto përditësime të Challenger, së bashku me ato të Charger, mbyllin punët, derisa Dodge të prezantojë modelet e reja, diku nga viti 2021. Më herët këtë muaj, Sergio Marchione, CEO i FCA ku Dodge bën pjesë u shpreh për Motor Authority se modelet e reja do të jenë të bazuara tek platformat aktuale. Më parë, u mendoa se do të merrnin platforma nga Alfa Romeo ose nga Maserati.

Shitja e modeleve të përmendura më siper, fillon në vjeshtë 2018.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0