Docere App, startupi shqiptar i shëndetësisë në Kanada dhe SHBA - Business Magazine Albania

Docere App, startupi shqiptar i shëndetësisë në Kanada dhe SHBA

 Nga: Eni Muça

 Një risi nga një startup shqiptar, pritet të ndikojë në mënyrën se si mjekët përkujdesen për pacientët në Kanada. Luka Lamaj është biokimist. Pas përfundimit të gjimnazit në Tiranë, vendosi të vazhdonte studimet e tij në Kanada dhe filloi një rrugëtim të ri dhe gati të panjohur për të. Me studimet në biokimi, ai nisi të kërkonte mënyra të përmirësimit të sistemit shëndetësor në Kanada. Për këtë bashkëpunoi me dy profesorë, duke nisur një studim të thellë mbi sistemin shëndetësor kanadez dhe amerikan. Ata zbuluan një problem kritik që po ndodhte në këto sisteme shëndetësore: “burnout” i mjekëve.

Në Kanada, 10 mijë mjekë dalin në pension para kohe për shkak të stresit dhe lodhjes, ndërkohë që duhet të kujdesen edhe për shëndetin e pacientëve të tyre.Në një sistem ku mjekët duhet të vizitojnë 9 pacientë në orë dhe të merren me aspekte të shumta administrative, njëherësh, kohëzgjatja e kujdesit ndaj pacientëve ishte në rrezik. Kjo gjë solli probleme të mëdha për përkujdesjen ndaj pacientëve dhe shëndetin e tyre. Megjithëse, Kanadaja është e mirënjohur për sistemin e përgjithshëm shëndetësor. Pasi zbuloi këto probleme, Luka , sugjeroi që të krijohej një zgjidhje komerciale për të adresuar këto çështje. Ata filluan me Data Medicine, një platformë e thjeshtë, e bazuar në video-call, që i ndihmoi mjekët të përmirësonin komunikimin me pacientët, por ky ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi më të madh.Sot, ata janë ndërlidhës mes klinikave dhe spitaleve në Kanada dhe Amerikë, duke siguruar të dhënat e pacientëve.

Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.  Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0