“Do të jemi shumë mirë pa Facebook”, thonë ministrat e Francës dhe Gjermanisë - Business Magazine Albania

“Do të jemi shumë mirë pa Facebook”, thonë ministrat e Francës dhe Gjermanisë

Facebook

Kërcënimi i fshehtë i Meta Platforms Inc. për t’u larguar nga Europa për shkak të bisedimeve të bllokuara mbi rregullat e privatësisë ishte si muzikë për veshët e dy politikanëve kryesorë gjermanë dhe francezë.

“Pasi u hakerova, unë kam jetuar pa Facebook dhe Twitter për katër vjet dhe jeta ka qenë fantastike”, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, në një konferencë bashku me ministrin francez të financave Bruno Le Maire në Paris të hënën.

“Unë mund të konfirmoj se jeta është shumë e mirë pa Facebook dhe se ne do të jetonim shumë mirë pa Facebook”, shtoi Le Maire. Kompanitë e mëdha digjitale duhet të kuptojnë se kontinenti europian do të rezistojë dhe do të afirmojë sovranitetin e tij.

Lexo edhe: Facebook nuk ikën nga Europa, por ankohet për bazën e të dhënave

Dyshja po u përgjigjeJ komenteve në raportin vjetor të Metës të botuar të Enjten, duke paralajmëruar se nëse nuk mund të mbështetej në marrëveshje të reja ose ekzistuese për të zhvendosur të dhënat, atëherë “ka gjasa të mos ishte në gjendje të ofronte një numër të produkteve dhe shërbimeve tona më të rëndësishme, duke përfshirë Facebook dhe Instagram, në Europë.”

Bashkimi Europian “është një treg i brendshëm kaq i madh me kaq shumë fuqi ekonomike, saqë nëse veprojmë në unitet, nuk do të frikësohemi nga diçka e tillë”, tha Habeck.

Ndërkohë, Le Maire renditi mënyrat se si qeveritë europiane kanë sfiduar gjigantët e teknologjisë, duke përfshirë rregullat e privatësisë, taksimin dhe bllokimin e zhvillimit të monedhave digjitale.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0