Ditët e fundit për faqet në Facebook

Ditët e fundit për faqet në Facebook


Opinion nga Enea Doku, Themelues i Plan Marketingu.

Erdhi fundi i ditëve për Fanpage-t në Facebook. Mark Zuckerberg nuk po tallej kur po thoshte se do ta pastronte Facebook-un.

Lajmi është i madh për portalet, gazetat online, marketeret dhe bizneset.

Ne kemi vendosur të analizojmë njoftimin e nxjerrë nga avokatët e Zuckerberg në Facebook, duke qenë se kjo risi na prek dhe ne si BusinessMag.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “Gjatë 2018 Facebook do të bëjë ndryshimin radikal”

Facebook do të sjellë më afër njerëzit, por jo faqet. Shenjat kanë qenë aty për muaj me rradhë duke filluar me update-tet në fillim të 2017 dhe në muajin tetor të po këtij viti. Fillimisht u përfol se po bëheshin disa teste, por kjo është natyra e Facebook – gjithmonë “janë duke testuar gjëra”.

Situata e tanishme:

Deri tani Facebook ka përdorur klikimet, komentet dhe shares në postime, për të vendosur renditjen e tyre në News Feed sipas aktivitetit më të lartë.

“Ne do të parashikojmë se cilat postime mund të kenë interes për ju dhe miqtë tuaj, dhe do t’i publikojmë ato në faqen e parë. Këto janë postime që nxisin diskutime në komente dhe postimet që mund të mund të ndani dhe të regoni ndaj tyre… Ne gjithashtu do t’u japim përparësi postimeve të miqve dhe familjes mbi postimet publike, në përputhje me vlerat tona të Feed News. ”

Postimet që Facebook do të shfaqë do të jenë ato që kanë më shumë prioritet për përdoruesin dhe nxisin reagimin me komente të shumta.

Nëse ju kujtohet 5-6 muaj më përpara, për ju që jeni admin faqesh, të gjithë i zuri paniku kur reach i faqeve ra me 80%. Ajo që ndodhi është se Facebook mori një pjesë të mirë të postimeve që bënin faqet dhe i vendosi në Explorer Feed. Explorer Feed është një kategori e ndarë dhe e fshehur. Pra postimet që dalin në këtë kategori nuk janë të zbulueshme si normalisht. Përsëri Facebook tha se ky ishte një test, por sigurisht unë po nuhasja një përbërës të ri në këtë “çorbë virtuale”. Dhe kështu ndodhi!

Lexoni: Facebook sjell një sektor të ri vetëm për lajmet

“Ne do të shfaqim më pak përmbajtje për publikun, ku përfshihen videot dhe postime të tjera nga media apo biznese. Ndërkohë që ne bëjmë këto ndryshime, vetë faqet po përballen me një trafik dhe klikime të pakëta.”

Boom, kjo është goditja e fundit! Postimet nga faqet do të zënë akoma më pak vend sesa më parë, përfshirë videot dhe postimet e tjera nga publikues apo biznese. Unë jam admin në një faqe me 180’000 ndjekës dhe jemi me fat nëse 3000 ose 4000 prej tyre do ta shohin këtë lajm. E ndërsa këta thonë se ky numër tani do të jetë akoma dhe më i vogël.

“Ndërkohë që ne bëjmë këto ndryshime, vetë faqet po përballen me një trafik dhe klikime të pakëta.”

Tani, kjo vlen të theksohet. Në të kaluarën kur u bë një update i tillë u tha se disa faqe mund të shohin rritje e disa ulje. Kurse sot jepet alarmi se te gjitha do të kenë një reach (shikueshmëri) të ulët. Pra Reach do të bjerë, Video Watch Time do të bjerë dhe Referral Traffic do të bjerë. Gjithashtu thuhet se efektet do të variojnë nga faqja në faqe, sigurisht që faqet që prodhojnë “lajm” dhe nxisin komentuesit të bashkëbisedojnë me njëri tjetrin do të kenë vëmendjen që u takon. Kujdes! Nuk e kanë fjalën për komentet teke që bëjnë njerëzit në një postim, por për komentet që pasohen me gjallëri nga përdoruesit me njëri-tjetrin.

Nëse zotëroni një faqe që poston të paktën 30 herë në ditë, pas këtij update-i ju do të mbyteni, në shkretëtirën e Facebook në kërkim të ndjekësve tuaj.

“Faqet që bëjnë postime ku njerëzit nuk janë shumë aktiv apo nuk komentojnë do të shohin rënien më të madhe në shpërndarje.”

Nëse përdorni vazhdimisht skedulimin e postimeve, Ndaloni TANI!! Dhe pikërisht kështu do të veproj dhe unë me klientët e mi. Ky update kaq i rëndësishëm kërkon të hiqni dorë nga skedulimi i postimeve dhe linqeve të blogut. Dhe tipi i kontentit ku duhet të fokusohemi janë Videot Live që nxisim interaktivitet në komente me përdoruesit.

Ditëve kur merrnim trafik në website nga News Feed i Facebook po ju vjen fundi.

Prapë kjo nuk është diçka e re sepse shenjat që kjo do të ndodhte kanë një vit që ndodhen aty.

Por pse po e bënë Facebook (Zuckerbergu i Madhërishëm) këtë? Arsyeja është e thjesht, hapësira në News Feed po limitohet shumë dhe njerëzit e pakënaqur po e braktisin Facebook-un për platforma të tjera sociale. Prandaj ata po përpiqen që të krijojnë një mjedis sa më argëtues dhe tërheqës për njerëzit që e përdorin. Kjo ka për të qenë e vështirë për marketerët dhe postimet e sponsorizuara ngelen e vetmja zgjidhje. Messenger Bots do të bëhen të rëndësishëm, megjithatë me këto ritme edhe ajo do të zhduket gjithashtu në një farë pike.

“Njerëzit që duan të ndjekin më shumë postime nga faqet që ndjekin duhet të zgjedhin opsionin See First (shikoje të parin) në News Feed, për t’u siguruar që ata të mund t’i shohin gjithmonë postimet nga faqet e tyre të preferuara.”

Nëse ju e bëni “See First” BusinessMag, në News Feed në krye do të shfaqen të gjitha postimet që keni humbur kur ishit offline dhe Facebook do t’i grupojë aty së bashku në një post të vetëm. Kjo është një tjetër arsye pse duhet t’a ulni frekuencën e postimeve.

Çfarë tipe postimesh do të shfaqen të parat në News Feed? Postimet që nxisin komente ndërmjet shikuesve. Për shembull, Videot Live nxisin që komentuesit të reagojnë duke komentuar me njëri-tjetrin.

Konkluzione:

Ky ndryshim nuk ka ndodhur akoma, por kjo është një gjë e mirë sepse Facebook na ka dhënë një paralajmërim që çdo gjë ka për të ndryshuar në javët në vazhdim. Ja një tjetër arsye për t’u futur në botën e marketingut online sepse do të ketë një diskutim të madh se kush do të jenë strategjitë e reja që do ta bëjnë Facebook të punojë për ne. Për ata që përshtaten të parët do të ketë përfitime të mëdha, sepse të gjithe të tjerët do të jenë në errësirë shumë vonë për t’u adaptuar.

/NewsRoom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0