Dita e Pastrimit të Botës - Business Magazine Albania

Dita e Pastrimit të Botës

Më 18 Shtator, bëhu pjesë e njerëzve të cilët e duan natyrën! 🍀

Bashkohu në aksionin më të madh mjedisor në botë – Dita e Pastrimit të Botës! Dita e Pastrimit të Botës, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Ndotja e hapsirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjëve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri.

Lëvizja “Ta Pastrojmë Shqipërinë” sfidon secilin prej jush, që të jeni pjesë e “Ditës së Pastrimit të Botës” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup (jo më shumë se 50 persona në grup dhe duke respektuar masat mbrojtëse anti-COVID-19) për largimin e sa më shumë mbeturinave në zonën ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë dhe liqene.

Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 5 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;

Vendosni dorezat, maskën dhe respektoni distancën sociale (nëse aksioni zhvillohet në grup);

Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene;

Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt;

Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë: #WorldCleanupDay #DitaEPastrimitTeBotes #18Shtator2021 #TaPastrojmeShqiperine #QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #PastroLagjenTende #QyeteteTeGjelbra #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #BASHKE #PolitikaGreen #JetoGjelbër #GreenPolitics #GreenLiving #LetsDoItAlbania #GreenLineAlbania #TrashOut #GreenTeam Qytetarë të Përgjegjshëm – Shqipëri e Pastër! Bashkohu Edhe Ti – Natyra do t’u jetë mirënjohëse! #BehuVullnetar –

Regjistrohuni në eventin e pastrimit!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0