Disa zakone të thjeshta ditore për të zhvilluar inteligjencën tuaj

Disa zakone të thjeshta ditore për të zhvilluar inteligjencën tuaj


Ju mund të kaloni shumë kohë duke bërë stërvitje apo ecje dhe e gjitha kjo është një vëmendje që i kushtoni trupit tuaj. Por sa kohë shpenzoni ju për trajnimin e trurit tuaj?

Trajnimi i trurit nuk është një koncept i ri. Mund të na ndihmojë të ruajmë informacionin, të kujtojmë më shpejt faktet dhe të zhvillojmë fokusin tonë. Edhe një kurs i shkurtër i ushtrimeve të trurit mund të ndihmojë më të rriturit të përmirësojnë aftësitë e arsyetimit dhe pasi të kenë kaluar shumë vite.

Lexo: Inteligjenca Artificiale në tualetet tuaja!

Nëse ju jeni një njeri i cili keni angazhime të shumta gjatë gjithë ditës tuaj, jeni të detyruar të ushtroni trurin tuaj gjatë gjithë kohës. Kjo do ju ndihmojë në produktivitetin tuaj. Këtu janë shtatë zakone të thjeshta ditore të cilat ju ndimojnë të zhvilloni inteligjencën tuaj:

Ndiqni idetë deri në rezultate të ndryshme
Sipërmarrësit shpesh kanë shumë ide në kokë dhe ndonjëherë nuk kanë as kohë që t’i analizojnë të gjitha. Filloni të ushtroni së pari ata ide të cilat mund të japin rezultatet që ju synoni. Vizualizoni idenë tuaj në mënyra të ndryshme. Filloni të mendoni më shumë mbi alternativat të cilat mund t’i japin rrugë idesë tuaj.

Bëni 10-20 minuta ushtrime aerobike në ditë
Aktiviteti aerobik zvogëlon rëziqet që mund t’i kanosen jetës tuaj. Kur ju ushtroheni fizikisht, jo vetëm që i bëni mirë trupit tuaj, por kjo do ju ndihmojë edhe në përmirësimin e kreativitetit dhe ju do të jeni gjatë gjithë kohës i motivuar.

Përfshihuni në biseda me tema nxitëse
Në momentet kur ne nuk kemi në duar telefonin ose kompjuterin, fillojmë të mendojmë në mënyrë më të qartë dhe të zgjuar. Biseda me dikë për një temë që ju intereson apo ju nxit të vendosni logjikën në punë, është një benefit për ju. Pasi përveçse ju vendos në punë trurin tuaj, ju mund të mësoni edhe gjëra të reja. Rrini me njerëz interesantë, që kanë gjëra për të treguar dhe që ju stimulojnë të përfshiheni në biseda që i bëjnë mirë trurit tuaj.

Bëni kurse online
Mund të mësoni pothuajse çdo gjë në internet, madje edhe nga një pajisje celulare. Angazhohuni të mësoni diçka të re çdo ditë, pavarësisht nëse është gjatë kohës kur shkoni në punë, në pushimin tuaj të drekës, ose në pesë minutat e lira që keni midis takimeve. Bëni diçka jashtëzakonisht të dobishme, si psh. kodimi.

Jepini trurit kohë të pushojë
Ju nuk mund të jeni “aktiv” gjatë gjithë kohës. Bëni aplikacionet e produktivitetit pjesë të rutinës suaj të përditshme, për të automatizuar detyrat e tepërta që marrin kohën tuaj dhe hapësirën e trurit.

Lexo: Kur inteligjenca artificiale takon burimet njerëzore

Praktikoni hobit tuaja
Sigurohuni që jeni duke bërë diçka që doni çdo ditë. Nëse truri juaj është fokusuar vazhdimisht në punë, nuk ka kohë dhe hapësirë ​​për të eksploruar idetë dhe konceptet krijuese, apo ato argëtuese. Në fakt, disa hobi mund të ndihmojnë në zhvillimin e inteligjencës tuaj!

Shikoni, dëgjoni, mësoni
Provoni të punoni punë të ndryshme, provoni të lexoni media të ndryshme dhe lajme të ndryshme, përdorni aplikacione zhvilluese kur të keni mundësi. Duke bërë gjëra të ndryshme, truri juaj do të zhvillohet dhe do të ndryshojë mënyrën e perceptimit të gjërave.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0